Serbia e sigurtë: Kroacia do të ekstradojë Ismail Morinën

DITA Online

 

Pasi gjykatat i thanë “PO” ekstradimi ose jo i Ismail Morinës tashmë është në dorë të Ministrisë së Drejtësisë kroate.

Sot në Tiranë presidenti Iliri Meta thriri në një takim ambasadoren për të shprehur shqetësimin se  Ismail Morina  nuk është i sigurt në Serbi.

Ndërkohë në Beograd ministrja e Drejtësisë deklaron se Ballisti do të ketë një proces gjyqësor të drejtë dhe ligjor.

“Gjykatat serbe mund të sigurojnë një proces gjyqësor të drejtë dhe të ndershëm”, tha ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburovic, raporton Ora News.

“Sa i takon çështjes, duhet të presim vendimin e ministrit të Drejtësisë në Kroaci, por unë besoj se kolegu im do të veprojnë në përputhje me vendimin përfundimtar të gjykatës dhe se Morina do të ekstradohet në Serbi me qëllim që të gjykohet në një proces gjyqësor të hapur në Gjykatën e Lartë në Beograd”, tha ministrja serbe sipas Tanjug.

Ismail Morina akuzohet për nxitje të urrejtjes etnike dhe racore.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *