Reagimet / A e ndikoi Serbia mospranimin e Kosovës në Interpol?

Leda Hysa

Qeveria e Kosovës shprehu zhgënjimin e saj të thellë që Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të bashkëpunimit policor, që lufton krimin transnacional. Për këtë dështim, qeveria e Kosovës fajin e hedh tek Serbia. Kryeministri Haradinaj thotë se “Serbia bëri fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL”.

Reagimet nga Kosova

“Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik. Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti”, thotë në reagimin e parë kryeministri Ramush Haradinaj. Sipas tij, “gjatë gjithë kohës së përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, diplomacia e Serbisë ishte angazhuar në kundër-lobim për të penguar këtë anëtarësim”.

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se mos-anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, është humbje edhe për Kosovën edhe për Serbinë. “Kjo gjë iu mohua padrejtësisht Kosovës por, në të njëjtën kohë duhet të arrijmë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë përndryshe do të humbasim të dy vendet duke e penguar njëra tjetrën në procese”, shkroi Presidenti Thaçi.

Fitore e madhe e Serbisë

Dështimin e Kosovës që të pranohet në INTERPOL, ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, e ka quajtur fitore të madhe të Serbisë. “Jam shumë krenar për këtë. Dua t’i falënderoj të gjitha ato shtete që së bashku me ne e kanë votuar këtë fitore dhe që i kanë përballur presionet e mëdha të vendeve të mëdha dhe të fuqishme, të cilat kanë votuar në favor të Kosovës”, citojnë mediet në Serbi Nebojsha Stefanoviq-in.

Ndërkohë, ambasada e SHBA-së në Prishtinë, shtet ky që ishte i angazhuar në lobimin për Kosovën për anëtarësim në INTERPOL, në një deklaratë për medie thotë se “Policia e Kosovës ka dëshmuar qartazi se ka ndihmuar në shpërbërjen e rrjeteve ndërkombëtare terroriste, të krimeve kibernetike, narkotikëve, armëve dhe të trafikimit me qenie njerëzore”. Prandaj sipas ambasadës së SHBA-së në Prishtinë “shumica e vendeve e kanë parë këtë sukses të policisë së Kosovës përkundër fushatës, të udhëhequr nga Serbia, për t’iu bërë presion vendeve për ta kundërshtuar kërkesën e Kosovës”.

Ambasada e SHBA: Të dy palët duhet t’i shpejtojnë përpjekjet për marrëveshjen

“Mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Interpol kurrë nuk ka qenë për pranimin e pavarësisë së Kosovës, por për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit dhe për të mbyllur një boshllëk kritik të sigurisë në Ballkan. Me këtë rezultat, të gjithë humbasim”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. Prandaj SHBA-së, thonë se do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të mundësuar nga BE-ja.

“Tani më shumë se kurrë, të dy palët duhet t’i shpejtojnë përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje për normalizimin e plotë, që është mënyra e vetme për të dy vendet për të ecur përpara në rrugëtimin e tyre për anëtarësim në BE. Të dyja, Serbia dhe Kosova duhet ta kuptojnë se rrugëtimi i tyre drejt të ardhmes evropiane shkon përmes normalizimit”, thekson Ambasada e SHBA-së, duke u bërë thirrje të dyja vendeve “që t’i shmangin provokimet dhe të punojnë së bashku për arritjen e një ujdie”.

Sidoqoftë, kjo është hera e tretë që Kosova dështon të bëhet pjesë e INTERPOL-it. Kosova për herë të parë ka aplikuar për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it në vitin 2010. E ka përsëritur kërkesën pesë vjet më vonë, në vitin 2015, ndërsa,  tash është hera e tretë që Kosova dështon të bëhet pjesë e organizatës  ndërkombëtare për bashkëpunim policorë. INTERPOL-i aktualisht numëron 192 shtete anëtare./ Dw

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • O Vellezer Kosovare dihet qe sllavet me rusine ne krye jane me te fuqwishem per lobingje.Juve dhe ne nuk na do njeri Amerika eshte teper larg per te qene ne koherence.Ndaj kur te vijne ata bythqirat e interpolit apo sherbimet sekrete policite kriminale te vendeve qe sju votuan jo vetem mos i ndihmoni por futini ne qorrsokak ku te hane caret me dhembe.

  • Ne pyetjen nga titullit te tekstit :
    ” A e ndikoi Serbia mospranimin e Kosovës në Interpol ”
    Pergjegjeja eshte , shume pake Serbija pati ndikim ose , aspak
    Ne deshtimin e Kosoves per tu pranuar ne organizaten botrore te Interpolit me shume ndikoi klasa e papergjegjeshme politike e pase shpalljes se Pavaresise se kosove ( 2008 ) deri me sot dhe kete duhen ta kene te qarte politikberesit dhe pushtetmbajtesit e Kosoves te cileve miqte tane ua thone ne fytyre ne cdo takim qe jane ne Prishtine ose jashte Kosoves
    E njejta gje dhe i njejti deshtim ishte edhe me rastin e mosevotimit te Kosoves ne UNESCO .
    Ne te dy rastet e mosepranimit te Kosoves ne dy organizatat prestigjioze nderkombtare, ne mesin e politikaneve te Kosoves dhe institucione te vendit u verejte kaos i papare.Verehej edhe ne paraqitjet e tyre publike moskordinim i skajshem ngase ,secili vepronte koke ne vehte , skajeshmerishte politikan dhe individ te pa denje , te pa gdhendur ne paraqitjet e tyre dhe skajeshmerishte te padijeshem per te kerkuar ate qfare deshprojne
    Edhe deshtimi i para disa viteve i votimit ne UNESCO edhe deshtimi sot ne INTERPOL si duket nga politikberesit e Kosoves po behet me qellim per ta faktorizuar Serbine ne arenen nderkombtare me qellim qe ajo sa me shpejte qe eshte e mundur , neper ndonji dericke te futet ne BE edhe pa i predikat kushtet nga kapitulli 35 -te i BE qe kerkon nga Serbija . Tjeter spjegim ne qytetaret e Kosoves s po shofim dhe kjo eshte tragjedi e cila e ka goditur Kosoven pai ajo shpalli pavaresine e saje me 2098

    • Thaçi me shokë , duke vu ne pyetje stetusin e Kosoves ne bisedime ne Bruksrl me Vuciqin dha kontributin e tij te faktorizimit te Serbise duke mose u votuar Kosova për INTERPOL
      Mos pranimi i Kosovës në INTERPOL është pa dyshim rrugë e Thaçit dhe gjithë të tjerëve në drejtim të azileve Gruevskiane.
      Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike në Maqedoni, profesor Sylejman Mehezi ku sipas tij fajtorët kryesorë për mos pranimin e Kosovës në Policinë Botërore të Interpolit, natyrisht që përveç udhëheqësve shtetëror të korruptuar e dinakë të Kosovës, nuk është askush tjetër.
      Lind pyetja, se si është e mundur vallë, që të kishin qenë aq të pasivizuar e të përgjumur para kësaj dhurate të madhe sigurie e shtetërore për mos angazhimin e lobimit ndaj anëtarëve tjerë të kësaj organizate shumë të vlefshme për sigurinë e Kosovës?! Mos ndoshta kjo gjumosje e lobimit të autoriteteve kosovare ka qenë e qëllimshme? Duke qenë të vetëdijshëm për punët e tyre të pista e kriminele, për të shpëtuar nga Gjyqësia Special Ndërkombëtar, vetë Thaçi me shokët e tij kanë dashur të mos votohet pro-Kosova në INTERPOL, ndoshta për të lehtësuar rrugën i ikjeve nga burgjet, e azileve të tyre, nga frika e Gjykatës Speciale të Kosovës. Kujtoj se mos pranimi i Kosovës në INTERPOL është rrugë e Thaçit dhe e të tjerëve, në drejtim të azileve Gruevskiane, është shprehur Sylejman Mehezi

  • E kam ndjekur me vemendje si lobimin kunder pranimit ne interpol si per te terhequr njohjet por kjo nuk me pikellon
    Por pikellon kur qeveritaret e kosoves thone duhet te vazhdoje dialogu pse?
    Marrveshja e brukselit i ndalon serbise te loboje kunder kosoves per ne organizatat nderkombtare
    Ta dine mire shqiptaret kush prezanton kosoven ne bisedime e ka emrin ne gjykaten speciale prandaj jane te detyruar te thone
    TE VAZHDOJE DIALOGU
    ndal dialogut ose te nderrohen prezantuesit

  • Jo vetem qe Kosova nuk u pranua ne Interpol por shef i interpolit o zgjodh nje rus. Tani te gjitha ato urdher arrestet per ish luftetaret e UCK-se te jeni te sigurt qe do te zbatohen. Vellezer Kosovare keni zgjedhur president nje person qe po ben ekzaktesisht ate qe Serbia the Rusia duan. Ndarjen e Kosoves. Shpetoni veten se nuk ka kush tu shpetoje me pasi Thaci do te beje sipas kokes se vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *