“Serbia fiton 7 me 1 me Shqipërinë në… ekonomi”

Saimir Lleshi

“Kur jemi nën presion dhe në vështirësi, jemi edhe më të fortë”.

Kështu shkruan e përditshmja serbe, Blic, që vazhdon të mos e përmbajë gëzimin pas fitores me Shqipërinë.

Ndërkohë Kurir shkon akoma më larg, kur shkruan se në një garë tjetër, Serbia e mund Shqipërinë me rezultatin e thellë 7 me 1.

Bëhet fjalë për në tregti.

Sipas kësaj gazete, tregtia mes dy vendeve është rritur me 3.6 herë në nëntë vite, por në favorin e serbëve për shkak se shitja e mallrave serbe në Shqipëri është shtatë herë më e madhe se importet nga Shqipëria, shkruan “Mapo”.

Ata sjellin këtu kryesisht hekur, miell, sheqer dhe ilaçe.

Ne u dërgojmë kryesisht çimento, domate dhe këpucë.

Që prej vitit 2006, eksportet serbe në Shqipëri janë rritur nga 26.5 milionë euro në 95.7 milionë.

Ndërkohë eksportet shqiptare në Serbi janë rritur nga 3.7 në 13.6 milionë euro.

Share This Article
3 Comments
  • Dy gjera verehen ne kete informacion/Se pari shyqyr qe u be nje here Serbia te trembet nga Shqiperia se gjithmone ka qene e kunderta.Se dyti doemos qe do jene me fitore ne tregeti sepse ketu e kane patur si shtepine e tyre,duke patur dhendrrin drejtues te vendit.Por ne ekonomi,faji ne fund te fundit eshte yni qe lejuam shkaterrimin e gjithckaje dhe mbetem te tregetojme domate.Edhe kjo ne vetvehte ishte strategjie dhendrrit,qe ia arriti me ndihmen e turmave injorante qe shkaterronin gjithcka ne emdrin e antikomunizmit,dhe sot dalin per azil neper europe.S,ke cfare t,i besh.Ky model populli jemi.Na pelqejne lideret edhe sikur te jene kriminele,hajdute,spiune etj.!Shenim!Nese qrtilujt nuk ju pelqejne,do nderrojme gazete,por me vjem keq se kam kaq vjet qekur ka dale DITA qe hap diten me te.

  • Keshtu e do Ramiu atdheun, me dron dhe ekonomi pertoke/
    Kurir ka shume te drejte, ne ndihmojme Serbine te forcohet si shtet dhe rrjepim xhepin e varfer te shqiptareve.
    Ramiu tamam nje “patriot” I vertete per shqiptaret, po nje ushtar I mire per serbet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *