Në Serbi jetojnë tre mijë të dyshimtë që kanë bërë krime të rënda në Kosovë, Bosnjë e Kroaci.
Drejtoresha ekzekutive e Fondit për të drejtën humanitare (FDH), Sandra Orloviç, ka deklaruar se sipas numrit të aktakuzave në pesë vjetët e fundit, Serbia është bërë oaz i mosdënimeve për krime lufte.
Ajo, në intervistën për gazetën e Beogradit, ”Danas”, ka thënë se sipas vlerësimit të saj, në Serbi jetojnë të paktën 3.000 persona të dyshimtë për kryerje krimesh të rënda në Kroaci, Bosnjë e Kosovë, transmeton “Koha.net”.
Orloviç, shtoi se ish–prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviç, para përfundimit të mandatit, ka deklaruar se vetëm në Beograd jetojnë 80 të dyshimtë për krime lufte.
Ajo shtoi se mos zgjedhja e prokurorit të ri për krime lufte tregon se pushteti politik përpiqet që procedimin e krimeve të luftës ta zbresë në minimum.

KRIMINELAT DO TE MARRIN DENIMIN QE MERITOJNE.