Sipas statistikave të paraqitura në Raportin e Fondit për të Drejtat Humanitare, në tri komunat e Luginës, Ministria serbe e Punëve të Brendshme, ka fshirë nga regjistri civil rreth 800 banorë shqiptarë, prej të cilëve mbi 70% apo rreth 550 vetëm në Medvegjë, gjë e cila paraqet shkelje të drejtave themelore të njeriut.
Enkel Rexhepi i Këshillit të Drejtave të Njeriut në Luginë, ka thënë se kjo kërkon ndërhyrje urgjente të faktorëve në rajon që të ndikojnë në ndërprerjen e kësaj praktike të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme.
Apel drejtuar faktorit ndërkombëtarë për tejkalimin e kësaj situate ka bërë edhe përfaqësuesi i Qendrës për Avokim, Gani Rashiti./RTK

Ky eshte skandal! Keto jane praktika skandaloze qe sllavet e Jugut bejne per te fshire nga dokumentet zyrtare prezencen e shqiptareve ne trojet e tyre. Me keto numra fallsifikojne dokumenta e veprojne te pashqetesuar per pastrimin e Lugines nga faktori shqiptar.