Serbia i mbyll derën tifozëve shqiptarë

Dita

Tifozët shqiptarë nuk do të munden që të ndjekin kombëtaren në Serbi.

Komisari për Sigurinë në Federatën Serbe, Milivoj Mirkov, ka deklaruar se tifozët shqiptarë nuk do ta ndjekin nga stadiumi ndeshjen Serbi-Shqipëri që do të luhet në Beograd, duke shtuar se shumë shpejt ky vendim do t’i komunikohet zyrtarisht edhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve serbe “Alo.rs”, komisari serb ka theksuar se Federata Shqiptare nuk dëshiron të marrë përgjegjësitë për tifozët kuqezinj.

Federata Serbe kërkon nga FSHF edhe kthimin pas të 1125 biletave që i kanë akorduar për tifozët shqiptarë. /E.K

Share This Article
2 Comments
  • Do ti jem mirënjohes kujdo qe mund te me ndihmoj per ndonje informacion per @tourkofagos. Dua ti bej nje suprize, ti ofroj nje dreke. Ju lutem me ndihmoni

  • Ky eshte nje PROVOKIM I POSHTER I QEVERISE SERBE ndaj popullit shqiptar!
    Ne shenje reciprociteti,gjykoj se kryeministri Edi Rama,nepermjet rrugeve zyrtare te njoftoje qeverine Serbe per anullimin e vizites se tij ne Beograd deri ne nje kohe te pa caktuar!
    Serbia nuk ka asnje te drejte te paragjykoje tifozet shqiptare,se ata nuk kane shfaqur asnje shenje dhune ne asnje stadium te Europes!
    E kunderta ka ndodhur me tifozet serbe,qe edhe ne nje ndeshje ne Itali ATA I VUNE FLAKEN FLAMURIT SHQIPTAR!!!
    FSHF te njoftoje urgjentisht UEFA-n dhe FIFA-n per kete vendim arbitrar te serbeve dhe te KUNDERPERGJIGJEN atyre sipas rregullave te UEFA-s!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *