Kanë krijuar jo pak pështjellim raportimet e mediave se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka “marrë një ofertë ” nga diplomatët në Berlin, Paris, Londër dhe Uashington për të njohur Kosovën në shkëmbim të Asosacionit të Komunave Serbe.
Radio serbe B92 e cituar nga ResPublica thotë se kjo “iu konfirmua Vuçiç” edhe gjatë takimeve të fundit në New York.
Ministrja e Serbisë për integrimet në BE, Jadranka Joksimoviç nuk e mohoi një gjë të tillë, por tha se më e rëndësishme është se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në takimet me diplomatët perëndimorë ka demonstruar një politikë të përgjegjshme.
Ndërkohë, një tjetër anëtar i partisë qeverisëse, Milovan Drecun, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Asamblesë Kombëtare Serbe për Kosovën dhe Metohinë, foli gjithashtu për median, duke thënë se Perëndimi “nuk dëshiron të hapë çështjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, sepse për ta ky proces është i përfunduar”
I pyetur se “çfarë mund të ndodhte nëse Serbia nuk e pranonte ultimatumin e Perëndimit”, Drecun nuk e përjashtoi mundësinë e “izolimit”.
“Serbia vazhdon me politikën e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, për të mos i hapur dyert e pranimit në OKB. Vuçiç po kërkon mbështetje për një politikë të tillë dhe këmbëngul se rruga e Serbisë nuk mund të pengohet nga sjellja e njëanshme e Prishtinës”-përfundoi Drecun.
b.m. / dita

Zoterinj te Beogradit beni ate qe beri De-Gaulle me Algje-
rine dhe do te dilni faqebardhe para botes. Nese veproni
ndryshe do te shndrroheni ne “delja e zeze ” e Europes dhe Amerikes .
Dhe ne fund te dites perseri harrojeni nje here e pergjith-
mone Kosoven. Si mendojne pushtetaret e sotem te Beo-
gradit qe nje papull qe ka 10 vjet qe gezon lirine dhe pa-
varesine, te hyje perseri nen zgjedhen tuaj. Edhe sikur t’i
premtoni “parajsen e Edenit” perseri kosovaret preferojne
te jetojne ne “ferrin” e vet se sa te bashkohen perseri me
serbin. Prandaj, me mire heret se sa vone mesohuni te
jeni pa Kosoven. Te pakten,mesoni nga historia !
Shenim: Ky Dacici ,ma do mendja se nuk jeton ne kete
planet por ne ndonje ” univers tjeter paralel” ku merr gu-
ximin te ndeshet me te gjithe boten per ceshtjen e Koso-
ves. Duhet te mesohet pa Kosoven ,nese nuk do qe Ser-
bia te kete maredhenie vetem me Rusine e Mongoline.
Serbia akoma ska pare ceshte izolimi sepse perendimi i ka lene pak kohe per njohjen e kosoves por kur ajo te thote nje jo perfundimtare te behet gati te humbe vojvodinen dhe sanxhakun pastaj do pyetet perseri nese i njeh keto republika