Serbia nuk u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, Vuçiç: “Nuk duam të krijojmë armiqësi për hir të të tjerëve”

redaktor

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten mbrëma se Serbia nuk do t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, por në të njëjtën kohë mbështet tërësinë tokësore të Ukrainës.

Serbia është vendi i fundit në Ballkan që është shprehur rreth situatës në Ukrainë dhe të premten ritheksoi se “është në rrugën evropiane”, por nuk do të krijojë armiqësi për hir të të tjerëve.

Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, udhëheqja populiste e Serbisë ka forcuar më tej lidhjet e ngushta politike dhe ushtarake me aleaten sllave Rusinë, si dhe me Kinën.

Presidenti serb tha se nuk është interes politik e as ekonomik që t’i vendosë sanksione Rusisë, e cila tha ai, “mbështet tërësinë e Serbisë” dhe është e vetmja garantuese e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Serbia, tha presidenti Vuçiç, ka vendosur që pezullojë stërvitjet ushtarake me të gjithë partnerët e saj.

Një zëdhënës i departamentit amerikan të Shtetit, tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin mbështetjen e presidentit të Serbisë, për sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Ukrainës.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “shkelja e hapur e së drejtës ndërkombëtare nga Rusia dhe sulmi barbar kundër Ukrainës demokratike, duhet të ndalet menjëherë”.

Më herët gjatë javës zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se presin që të gjitha vendet që aspirojnë integrimin, të harmonizojnë politikat e tyre me vendimet e bllokut, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Presidenti serb tha se është gjetur nën trysni “të rëndë” ndërkombëtare.

Shumica e vendeve të Ballkanit u janë bashkuar sanksioneve.

i.b. / dita

 

Share This Article
7 Comments
  • qe russin do ta zberthejn si shtet eshte tashme ashi qari ….
    dhe pas russis i vjen radha serbise kete e di buzvici me mire se shqiptaret ..prandaj po vjen verdall si p neper breke dhe nuk po gjen qetsi ….

    • Ky hajvani me këto deklarime, nuk bën gjë tjetër veçse punon kundër interesave të popullit të tij.
      Me këto që po bën po sjell ujë në mullirin tonë.
      Po armiqësohet dhe me mbështetësit e tij në BE, ata që nuk njohin Kosovën.
      Tregon se sa i besueshëm është për perëndimin.
      Përveç dhunës ushtarake, ky po vepron njëlloj si Millosheviçi.
      Veprimet e tij sollën çlirimin e Kosovës. Veprimet e këtij, pjesën që ka mbetur pa u plotësuar.

    • @messerschnitt: Derisa ta zberthejne Rusine, dhe pastaj Serbine, do te duhet kohe, apo jo! Dhe kjo kerkon nje angazhim te madh tendin e te femijve dhe nipceve te tu! Pra nje angazhim ushtarak e disiplinor tuajin, sepse arrat nga zjarri nuk do ti nxjerrin zezaket e Amerikes per ty! Pra, disa breza nga ti do te humbin lirine qytetare per nje objektiv, qe ti mendon se do tu sjelle lirine brezave te mevonshem!.. Supozojme se e ndave Rusine, supozojme se e gjunjezove edhe Serbine! Mendon ti se do te arrish qetesine? Apo do te jete gjithnje diku e dikush qe do ta kesh kundershtar, ne baze kjo te ligjit te te kundertave?!?!
      Me duket se bota po mbushet perhere e me shume me analfabete e te paditur!..
      Mesoju te jetosh edhe me ate qe ka mendim te kundert me ate tendin!

  • Vuçiç (Sorrosi ne Serbi) ja shkel syrin miqesisht Putinit. Kurse Shqiptaret qe ne kohen e Skenderbeut e kane the ndaluar neutralitetin.

  • @Kulufi ashtu sic zberthyn gjermaninen njehere e nje kohe do ta bejne dhe Rusine sus dhe kjo ska per te kerkuar kohen e niperve …..sic po duken bathet pune muajsh ….
    “zezaket” kane patatet e veta ne kete mesele pra kane interesat e veta ne kete pune se kot nuk do thote Biden: Putin eshte nje Killer …sa per qetesine ka plot Gezim Kulufa kjo bote ….mos ja ki merakun fare….te jesh ne mendim te kundert me mua do te thote te jesh ne mendim te kundert me USA dhe EU pra te jesh rrote K tamam si Kulfat e dulle ram arrihiut e veli shkerdhes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *