Serbia paradë ushtarake mes tensioneve me Kosovën, reagon Pacolli: Kërcënohet stabiliteti

DITA Online

Serbia zhvilloi sot, në Ditën e Fitores në qytetin e Nishit një paradë ushtarake, ku u treguan edhe armatime të reja e pajisje artilerie të dhuruara nga Rusia.

Sipas  presidentit Aleksandar Vuçiç, kjo paradë ishte një demonstrim i progresit që ka arritur vendi i tij dhe sa është fuqizuar ai.

Por kjo ngjarje është përshkruar nga “Washington Post” si tregues i forcimit të aleancës së Serbisë me Rusinë, e demonstrim force ndaj Kosovës në kohën kur mes dy shteteve ka tensione.

“Serbia mbajti një paradë ushtarake për të shënuar Ditën e Fitores, mposhtjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, në atë që ishte një demonstrim i qartë force në mesin e rritjes së tensioneve me Kosovën. Parada në qytetin jugor të Nishit përfshinte 4.000 trupa, 300 mjete ushtarake dhe 40 avionë, përfshirë dy helikopterë rusë, të cilët kishin në bord ekuipazh rus. Një shpalosje kjo e aleancës në rritje politike dhe ushtarake me Moskën”, shkruante “Washington Post”.

Pas kësaj ka reaguar ka reaguar ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili, në një postim në facebook shkruan se Serbia duhet të sillet si një vend i civilizuar, ndërsa kërkoi një reagim ndërkombëtar ndaj kësaj sjellje të Serbisë.

Serbia duhet të sillet si një vend i civilizuar dhe të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe në evropianizimin e saj.

Me parada ushtarake mesazhi i vetëm që i dërgon botës është se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe mentaliteti i Millosheviçit është ende i gjallë në Beograd. Ne kërkojmë reagim ndërkombëtar kundër kësaj sjelljeje të Serbisë, një ditë pas Ditës së Evropës”, shkruan Pacolli.

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • …..një ditë pas Ditës së Evropës …
    Shkruan biznesmeni ministër , Pacolli !
    Dita e Evropës !
    Hitlerin e polli Evropa dhe e ndërzeu po Evropa të gjente hapsirën jetike ( spasio vitale ) në Lindje , vetëm që për vete të qe rehat . Ujku i tërbuar, nazismi , në fillim gllabëroi Evropën, pastaj u lëshua në Lindje !
    Kështu ka ndodhur !

  • Aaaa ju dhjefsha luften e dyte boterore juve!
    Jugosllavine gjermanet e pushtuan me motorcikleta.Bashkuan shqiperine Kosoven Maqedonine ne nje shtet shqiptar ethnik.
    Ushtria gjermane ishte ushtri cliroimtare e popullit shqiptar.Nuk kishte fuqi ne Ballkan ta pushtonte Shqiperine,por ne e kemi shkjaun ketu,,sa nje dac i zi.Kur ju duhet serbeve i fershellejne.

  • Pse ne Nish , ne qendren me te madhe te perqendrimit rus ne rajon !??

    Qendron egzakt ajo qe “Washington Post” thote.

    Me kete ” parade” gjoja te fitores ndaj nazizmit, ne fakt Serbia do t’i ritheksoje aleances se NATO dhe perendimit aleancen e saj me Rusine.

    Ne keto kushte kur rreziku per Kosoven ngelet dhe duke pasur parasysh interesat dhe preferencat e veçanta brenda vete koalicionit ushtarak NATO , gjithashtu dhe impulseve emocionale politike te paqendrueshme te presidentit Trump, mospajtimin e tij me status cone e NATO por edhe nje qendrimi jo te qarte ne raport me Kosoven, faktorit shqiptar i duhet , piksepari te bashkohet ne Nje qendrim per te ardhmen e Kosoves. Gjithashtu qeverive ne te dy anet e kufirit Kosove dhe Shqiperi , ne nje bote qe po riarmatoset , i duhet te mendojne serjozisht per forcimin dhe modernizimin e forcave te armatosura me mbeshtetjen e partnereve tane strategjike dhe ne veçanti SHBA-ve.

    Gjithkush qe perçon mesazhe ndasie midis shqiptaresh ne keto kohera dhe gjithkush qe synon destabilitet dhe pengon integrimin e vendit, i sherben interesave serbo-ruse dhe ben ate qe ata nuk do mundeshin ta benin dot vete.

    Nje konflik i mundshem ne Kosove nuk do e linte jashte dhe shtetin shqiptar.

    Faktori shqiptar ne rajon duhet te jete i forte dhe i afte ushtarakisht t’i beje balle nje agresioni nga ana e Serbise edhe pa ndihmen e NATO apo hezitimit te saj per te vepruar ne nje skenar te tille lufte.

  • Nga gjitha llojet e paradave ushtarake serbe edhe ngs kjo e fundit te njisiteve te kembsorise , flotes se helikoptereve, njisiteve antiteror , zbulim kunderzbulimit etj etj , pra nga gjithe keto shqiptareve te Kosoves nga frika po u dridhen koqet

    • A thua o fery? A thua o fery qe nuk jane si ti qe e udhehoqe me largpamesi e trimeri te madhe luften çlirimtare te UÇK dhe çlirove Kosoven nga shtepia me qerpiç ne ndonje katund qe as me GPS se gjen dot armiku?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *