Reagon ashpër Ministria e Jashtme serbe për deklaratat e Qeverisë së Shqipërisë, lidhur me heqjen e përmendores në Preshevë, më 20 janar. Ministria e Jashtme serbe konsideron se fjalori i përdorur nga Kryeministri nxit aktivitetet e mëtejshme të orientuara në destabilitetin e situatës në jug të Serbisë, por edhe në rajonin e gjerë, në vendet fqinje ku banojnë shqiptarë. “Kualifikimet dhe akuzat e orientuara kundër Qeverisë së Serbisë, janë nën çdo dinjitet dhe në kundërshtim të plotë me bindjet e dhëna personalisht nga ana e kryeministrit shqiptar. Berisha gjatë vizitës së mëhershme të Ministrit të Jashtëm të Serbisë Mërkiç në Tiranë, se Shqipëria është e gatshme të shpalos një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve”, thuhet ne thirje. “Arsyetimi i retorikës së zjarrtë me brengosje për pozitën e pakicës kombëtare shqiptare në jug të Serbisë, paraqet manipulim të vrazhdë”, vlerëson MPJS, duke pasur parasysh se mbrojtja e pakicës shqiptare dhe e të gjitha pakicave tjera në Serbi është në harmoni me standardet më të larta ndërkombëtare, shumë më tepër nga ato që zbatohen ndaj pakicave kombëtare që jetojnë në vetë Shqipërinë”, theksohet në fund të deklaratës së Ministrisë të Jashtme Serbe.
MJS ne reagimin e saj se Sali Berisha me fjalen e tij” ka orjentuar destabilizimin si ne Serbi por edhe gjere”.Nuk eshte gje tjeter vecse te na servirin sapunin per djathe.Qe Saliu eshte 100%Serb kete e dine te gjithe,per te flasin faktet.Emigranti Itali