Serbia po e njeh hapur pavarësinë e Kosovës

Elton Tafaruci

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) dhe lëvizja Dveri (Portat) kanë vlerësuar se drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç me deklaratën se “është obligim i yni të bisedojmë e të luftojmë për të drejta më të mëdha kolektive të serbëve në Kosovë”, ka njoftuar qytetarët se qeveria aktuale dhe serbët në Kosovë i trajton pakicë kombëtare në shtet të huaj.

“Me këtë, kryetari i Qeverisë sonë Aleksandar Vuçiç i cili fjalët “Kosovë e Metohi” i ka hequr nga fjalori i vet, përmes gojës së Marko Gjuriçit ka njoftuar se do të vazhdojë të japë kontributin e vet në procesin e njohjes së plotë ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës”, citohet në deklaratën e DSS dhe e Dverit.

Në të shtohet se Vuçiç, serbët në Kosovë “tashmë po i trajton si pjesë të popullit serb në diasporë”, e Gjuriç, me deklaratën e vet, “ua ka marrë të drejtën të gjithëve, që nga kreu i qeverisë e më tutje, të vazhdojnë që t’i mashtrojnë qytetarët me deklaratat, se kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës”.E/T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *