“Serbia po përpiqet të politizojë edhe sportin”

Dita
KOSOVO-PRESIDENT/

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Serbia po tenton të politizojë edhe sportin, i cili sipas tij duhet t’i bashkojë popujt dhe jo t’i ndajë.

Ky reagim i Thaçit vjen pas vendimit të Serbisë, në të cilin thuhet se karateistët e Kosovës nuk lejohen të marrin pjesë në Kampionatin Europian.

Presidenti i Kosovës u shpreh se ky vendim i Serbisë është kundër rrymës sportive dhe rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë.

“Ndalimi i pjesëmarrjes së karateistëve kosovarë në Kampionatin Europian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë. Me sjellje të tilla, Serbia po tenton të politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre”, ka shkruar Thaçi.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • mos kerkoni meshire nga serbia. serbet ate qendrim kane mbajtur, mbajne e do te mbajne. ju beni punen tuaj dhe impononi qendrimin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *