Shënimet dhe faktet e këtij shkrimi, të ndërlidhura me vëzhgime personale, nuk përfaqësojnë asnjë strukturë apo institucion, në të cilin jam pjesë apo bashkëpunoj. Ata janë krejtësisht vetjake dhe janë sjellw këtu pa marrë as miratimin dhe as duke përdorur të dhënat e mbledhura prej tyre. Më tepër se gjithçka ky është një shënim për të qartësuar, aq sa mundem, një mëri mëkatesh juridike në vitet e fundit në Kosovë, duke e personalizuar më shumë tek një njeri, i cili ishte në vete edhe personifikimi i kësaj dukurie të prapshtë, ish prokurori i Kosovës për krimet e luftës, Maurizio Salustro, tani në një detyrë të re, prokuror në Beograd.
Prej shumë viteve, në burgun e Dubravës, vuajnë dënime shumë të rënda, krejtësisht të padrejta, tërësisht të manipuluar, disa djem të rinj, të njohur më shumë si proçesi “Kiçina”. Po bëhen disa vite nga arrestimi, gjykimi dhe burgosja e tyre, dhe, megjithëse të gjithë në Kosovë, gjykatës, prokurorë dhe njerëz të politikës e dinë se ata nuk qëndrojnë pas vrasjes që akuzohen,( vrasja e një figure të njohur udbashe, proserbe, por kjo nuk e justifikon vrasjen e tij në pasluftë), pra, megjithëse të gjitha faktet janë tashmë të njohura e në dobinë e tyre, përsëri ata vazhdojnë të vuajnë dënimin, dhe nuk janë veçse në fillesën e tij. Edhe kur një deputet i parlamentit të Kosovës gjeti guximin për ta ngritur këtë gjë në Kuvendin e saj, megjithë mbështetjen fillestare, të gjithë vrapuan ta mbyllin si një çështje që është vendosur një herë nga drejtësia. Ata harruan se nga ngutja po e bënin gjithçka edhe më të dukshme, harruan se nuk ka çështje që nuk mund të mos rishqyrtohet kur dritëzohen fakte të reja, por mbi të gjitha harruan se hetimi, gjykimi dhe vendimi ishte bërë nga njerëz, të cilët mund të kishin qenë specialistë në vendin e tyre, por që në Kosovë kishin ardhur si në një vend të pushtuar, me padrojën se mund të paragjykonin njerëz e ngjarje, pa e njohur mentalitetin dhe fizionominë e një populli të sapodalë nga lufta, por në të cilin, nuk mund të tolerohej hakmarrja vetjake. Shpesh herë, në hetimet, ndjekjet penale, arrestimet dhe gjykimet, figura të dërguara në Kosovë, deri edhe nga Bangaldeshi apo Egjipti i Mubarakut, por edhe nga vende me ligjësi juridike të konsoliduara, e kanë trajtuar Kosovën si një vend eksperimental, si fillesë për një karrierë të re juridike apo politike, pa pyetur për pasojat apo dëmet që linin pas vetes. Ata janë sjellw në Kosovë si nuk mund të silleshin asnjë ditë në vendin e tyre: halabakë , arrogantë nga pushteti që i ishte dhënë, kurrë të ndërgjegjshëm se çfarë përfaqësonin dhe se ku mund të ishte humbja e besimit ndaj tyre. Përmes deklaratave pompoze, të veshura me mllef dhe pa sinqeritet, ata krijuan në Kosovë një klimë të ndjekjeve të shtrigave, por edhe për Kosovwn krijuan mendimin se ku ishte vendi ku ishte bërë hataja e krimeve dhe ku, për çdo lloj ironie, fajtorë kishin qenë ata që ishin vrarë, që ishin mbrojtur, dhe, pa të cilët, në Kosovë do të kishte pasur disa Srebrenica.
Përfaqësuesi më tipik i gjithë kësaj katrahure do të ishte dhe do të mbetet një njeri me emrin Maurizio Salustro. E gjithë arroganca e një pushteti të deleguar juridikisht, e gjithë megollamania e një pushteti të ardhur nga lart, pasqyrë e kërcënimit përmes shfaqjes së pjesshme të ligjit ose mosshfaqjes fare të tij, kërcënues dhe sarkastik me jetën e njerëzve, do të jetë pikërisht ky njeri. Në fakt ai është veçse vazhdim i mëkatit fillestar të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, por si vazhdues, ai u bë njëkohwsisht edhe përfaqwsues i asaj që nuk do të duhej të ishte. E shkuara e dikurshme e Kosovës u shfaq tek ky njeri, i veshur me pushtetin e një ligjësie të sajuar, në shumë raste të stisur qëllimisht, apo edhe më keq, duke u mbështetur në ligjet dhe legjislacionin e shtetit të dikurshëm serb. Si paterica për të ngritur akuzat e tij, sidomos ndaj luftëtarëve të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës, në shumicën e rasteve ishin udbashët e llojit të Fadil Sulejviqit, Mehmet Locit, Fadil Kajtazit, Fatmir Çakallajt, Ibush Kllokoqit, Lutfi Ajvazit, Hasan Shahinit, apo nga falsifikimi i provave nga Myrfete Pevqeli, Sami Hasani, informacioneve të grupimit “Sigurimi i Atdheut”, sidomos nga grupi rreth Ramë Maraj dhe Sali Cacaj, nga njerëz me probleme në të kaluarën dhe me pasiguri për të ardhmen, të cilët mendonin se duke sajuar prova e gjetur dëshmues të rremë, mund të lanin pjesë të së kaluarës dhe të ndërtonin fillimin e së ardhmes.
Maurizio Salustro, italiani i ardhur në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, fillimisht si gjykatës, e më pas, shef i departamentit për krimet e Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, pranë EULEX-it, në të gjitha këto vite, me zell, ngriti akuza dhe fabrikoi prova të rënda. Që nga viti 2003 ai ishte figura kryesore, nëpër duart e të cilit , ose nga duart e të cilit, kaluan dhe u hartuan të gjitha dosjet, për të ashtuquajturat krime të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në të gjitha këto vite ai ka ngritur 8 proçese të mëdha, krahas të tjerave të mëhershme si gjykatës hetues, disa nga të cilat i ka përmbyllur ose janë në përmbyllje, disa janë ende në fillimet e tyre ose në vazhdim. Në të gjitha rastet e ngritura nga ai, pa asnjë përjashtim, në shwnjestër janë vënë të gjithw drejtuesit kryesorë të zonave të luftës, duke filluar që nga zona e Llapit, proçes i filluar në vitin 2001 e që ende vazhdon të mos jetë i mbyllur plotësisht, e deri tek propesi i porsangritur i drejtuesve të luftës në zonën operative të Drenicës. Por në asnjë rast, e theksoj, në asnjë rast, nga ai dhe grupi pranë tij, nuk është ngritur asnjë dosje për krimet e luftës së makinerisë serbe në Kosovë, të ushtarakëve, njësiteve speciale dhe forcave paraushtarake, ende nuk është ngritur dhe as që ka filluar të ngrihet një dosje për të zhdukurit, të mosgjeturit, e që ende nuk dihet se ku e kanë varrin e tyre, ende asnjë forcë apo personalitet serb, apo edhe dikush i zakonshëm nuk është hetuar nga strukturat e Salustrës, i cili e quan veten me qetësi ndjekësi i shqiptarëve.
Kujt i shërbeu Salustro dhe enigmat e gjykimeve
Deri më tani shumë pikëpyetje janë ngritur për aktivitetin e tij, kujt i shërben ai dhe metodat e tij të punës, mbi çfarë baze ligjore apo juridike i ngre akuzat që i bien apo i mbështet mbi dëshmitarë të frikësuar, të rrejshëm e të cilët pendohen sapo shkojnë në sallën e gjyqit. Ka pasur edhe etiketime, që në një kohë janë dukur ekstreme, si ajo e kryetarit të organizatës së veteranëve të Luftës në Drenicë, Hysni Nguci, i cili haptas e quante ” dorë e zgjatur e Serbisë”, deklaratë që kishe jehonwn e saj edhe në mediat gjermane, kishte të tjerë që besonin se pas vrullit të tij të gjuetisë së shtrigave qëndronte një njeri i pasionuar pas vetes, karierës së tij, që e mendonte Kosovën si një vend ku, krahas pasurimit, mund të kesh edhe favorin e “kapërcimit të ylberit” në pozitën ndërkombëtare juridike, si një italian i cili kishte në mendjen e tij mafian e atjeshme dhe përpiqej ta zhvendoste me çdo kusht edhe në Kosovë. Personalisht, së bashku me një mikun tim vjenez, e kam takuar vetëm një herë. Pikërisht kur ai do të dërgonte për rigjykim çështjen “Kleçka” me të kryehetuar deputetin Fatmir Limaj, i cili ende nuk e kishte marrë veten nga tragjeditë familjare që i kishin ndodhur. Në të vërtetë unë isha thjesht dëgjues i asaj që po flitej. Prokurori sapo kishte marrë vendimin e zbardhur të Gjykatës Supreme të Kosovës, një vendim me 290 faqe, në të cilat i gjithë grupi i akuzuar nga Salustro, shfajwsohej dhe lihej i lirë. Meqenëse nuk e kuptova anglishten e tyre, po vëzhgoja figurën e tij, e cila kishte struktur brenda vetes një enigmë, atë të një njeriu i cili jetonte vetëm me qentë e tij, që nuk njihej askush nga familja, që nuk kishte asnjë mik të vërtetë në Kosovë, më bënin përshtypje sytë e futur thellë vetes, ngrysja e ballit, i dukej se po përjetonte një gjëmë familjare nga ai vendim i sapozbardhur, dhe si dukej, duke mos i pëlqyer ajo që po i thonte miku im, fytyra po i zhuritej edhe më shumë. Disa kohë më parë, në një intervistë për gazetarin Max Brym, i kisha thënë se në Kosovë, drejtësia ndërkombëtare po bën gabime fatale, se po humbet marramendshëm shpejt besimi tek UNMIK-u, se askush nuk po përpiqet të ringrejë besimin e një populli, dhe gjithë ajo që po sajohet do të jetë në dëmin e vetë atyre. Në Kosovë po importohej një drejtësi që nuk ishte askund tjetër. E dhunshme, e papërfillshme, e privilegjuar, jashtëtokësore. Njeriu që po vëzhgoja ishte pikërisht përfytyrimi im i dikurshëm.
Më pas, si një njeri që ndjek zhvillimet në Kosovë dhe miqtë e tij, thuajse të gjithë, ishin pjesë e rëndëssihme e UÇK-së, dhe e dija nga afër jetën e tyre, akuzat që po binin si breshër, ishin të pakuptueshme, por të mjaftueshme për të ngritur një dyshim të arsyeshëm se, mos pas gjithë këtij vrulli gjuetar prokurorian fshihet diçka më tepër. Kishte ndodhur një herë që qentë e Salustros, në një park të Prishtinës, sulmuan një vajzë të vogël tetëvjeçare, të cilën edhe e dëmtuan, por vetë njeriu i ligjit, tinzisht, u përpoq të zhdukej, të mos linte gjurmët e tij të krimit, dhe të kapërcente i qetë pjesën e natës që i kishte mbetur.
Jo rastësisht, pikërisht kjo ngjarje, më është kujtuar kur mësova se zoti Salustro, njeriu që me dorë të hekurt e pa logjikë juridike, sundoi në Kosovë mbi fatet e njerëzve të luftës, (megjithëse sundim i çastit) që tani e tutje do të jetë këshilltari kryesor i Bruno Vekaniqit, zevendëskryeprokurorit për krimet e luftës në Beograd. Nuk dua të bëj krahasimin e Salustros me qentë e tij, i kërkoj ndjesë nëse më keqkuptojnë, por në të njëjtën mënyrë, pasi ka kafshuar në drejtësinë ndërkombëtare, tinzisht, po largohet nga vendi ku mbolli padrejtësi. Dhe bashkë me këtë përfytyrim, u ngrit edhe pyetja e logjikshme, e cila nuk është vetëm e imja: Për cilët ka punuar në Prishtinë Salustro: për drejtësinë ndërkombëtare apo për palën serbe; ligjet e kujt kërkonte të zbatonte ai, të shtetit ku sapo ishte vendosur, apo të shtetit që sapo kishte ikur përfundimisht? Emërimi i tij e bën të domosdoshme ngritjen e pyetjeve të tilla, por e bën edhe më të domosdoshme rikthimin në kohë për disa enigma që ende janë të fshehura.
Enigma e parë: Lidhja e strukturave për hetimin e ngjarjeve të luftës me eksponentë të rëndësishëm të UDB-së në Kosovë.
Ende sot nuk është e shpjegueshme përse, pas muajve të parë të “mjaltit politik”, strukturat ligjvënëse e ligjzbatuese të UNMIK-ut, e më pas të EULEX-it, bashkëpunëtorët e tyre kryesorë i gjetën në mjedisin e udbashëve, të cilët, deri kur i thirri “detyra”, ishin të strukur nga droja e asaj që kishin bërë. Mehmet Loci, për shembull, njëri ndër sadistët më të rrezikshëm të UDB-së në Kosovë, në të cilin ende sot rëndojnë krime të shumta, u bë njëri ndër furnizuesit e “lajmeve” të spikatura. Fadil Sulejviqi, një tjetër figurë e njohur udbashe, dhe e njohur nga të gjithë, u bë pjesë e montimit të hetimeve, sajesës së provave dhe fshehjes së dëshmive. Kishte raste të jashtëzakonshme kur, edhe dëshmi laboratorike ndërkombëtare, në favorin e të akuzuarve, zhdukeshin nga kasafortat e hetuesisë. Ishte e palogjikshme, për një ligjësi normale, që njerëzit që deri dje i kishin shërbyer me mish e me shpirt një agresioni vrasës, tani do të ishin njerëzit e drejtësisë së re. Ata, si edhe më parë, do të vazhdonin të mbronin të shkuarën e tyre, duke dënuar të ardhmen.Dhe kjo solli akuzimin e mjerë të Ramush Haredinajt dhe shokëve të tij, Fatmir Limajt dhe shokëve të tij; pafajwsinë e plotë, duke shkuar që të dënuarit në Kosovë për të njëjtat akuza, si Idriz Balaj, të shpalleshin të pafajshëm në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.
Në të vërtetë fillimi i kësaj enigme është në një vendim të drejtuesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili me një vendim të veçantë ngriti një komision për krimet e luftës, që hetoi sjelljen e UÇK-së e jo të Serbisë, në krye të së cilës u vendos një anti UÇK-ist i thekur, Ekrem Kryeziu i Prizrenit, dhe të gjitha materialet, të ngritura nga zyrat ku rrinin, iu dorëzuan strukturave hetuese, si prova bindëse.
Por, ndërsa në fillim, angazhimi i këtij soji, sepse nuk gjej emër tjetër më zbutës, ishte i fshehtë, i errët, enigmatik, më pas, me Salustron, ai u bë faktik, i përditshëm, deri në përfrshirjen e tyre në strukturat e ligjit. Ende sot nuk dihet se cilët ishin ata që ia dhanë emrat Salustros për këto lloj njerëzish, nga i erdhi porosia se cilët mund të përdorte, kush ishin më të bindurit e më mëkatarët, por fakti është se kishte përzgjedhur “ajkën” e udbashëve.
Enigma e dytë: Sajimi me çdo kusht i dëshmitarëve
Mjaft proçese të Salustros në Kosovë nuk do të fillonin nëse nuk do të kishte dëshmitarë të rremë, shumë nga të cilët, më pas, para gjykimit apo edhe në sallën e gjyqit, do të dëshmonin për dhunën e ushtruar mbi to, për presionin që u ishte bërë skajmërisht, arrestimin, dërgimin në një vend të izoluar, fillimisht kërcënimin e më pas kulaçin e një jete më të mirë, me një identitet të ri. Ata kanë dëshmuar se janë thirrur natën, pas presioneve të shumta për jetën e tyre dhe të të afërve, dhe pa praninë e avokatëve mbrojtës, janë detyruar të japin deklarata dhe të bëjnë dëshmi krejtësisht të pasakta. Dëshmia e Urim Krasniqit, në gjyqin e koduar “Kleçka”, me 28 maj 2013, i cili nuk pranoi të ishte dëshmitar i fshehur apo i mbrojtur, duke qenë në ilegalitet dhe duke ia ndryshuar zërin, është njëra nga tronditëset. Ai ka dëshmuar se si e kamë rrëmbyer nga shtëpia, si e kanë dërguar në një banesë në mal, krejtësisht vetëm, se si Salustro dhe njerëzit e tij i bënin presion, e kërcënonin dhe si e kanë detyruar të bënte dëshmi të cilat as nuk i dinte se çfarë ishin. Dhe gjithnjë afër hetuesve të huaj do të gjendeshin edhe të dikurshmit. Blerim Kiçina, i dënuar, megjithëse dëshmitar i rremë, po ashtu në gjyq ka deklaruar se “E kam thënë shumë qartë para gjykatës se më është dhënë premtimi që, nëse e them një raport të përgatitur , mua do të më dërgonin në Angli. Këtë fillimisht ma tha një polic ndërkombëtar e më pas Fadil Sulejviqi i Shërbimit Policor të Kosovës. Është tragjike ajo çfarë ndodhi me mua, unë i jam nënshtruar një abuzimi të paparë nga Policia e UNIK-ut. Kam pasur probleme mendore pas asaj që ushtruan policët mbi mua dhe për këtë shkak kam qenë i shtruar në spitalin e burgut të Dubravës. Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X në rastin Limaj, megjithëse ndodhej në shtetin gjerman, vetwvaret , e gjithë jeta e tij që pas thirrjes së parë në pyetje kalon përmes një kalvari të jashtëzakonshëm vuajtjesh dhe, kur e mëson se e gjitha kishte qenë një lojë e hidhur, bashkë me premtimin e një jete tjetër, gjen një rrugë të gabuar për t’i dhënë fund një shtypje jashtëzakonisht të paligjshme.
Përse i duheshin Salustros dëshmitarët e rremë, kur ai në të vërtetë ai ishte aty pwr të dhënë të vërtetën dhe jo të rremen dhe kush ishte i interesuar për të ngritur një mal mbi akuza për luftën në Kosovë? Këtë mund ta thotë vetëm ai, por edhe njerëzit që kishte rreth tij, dhe në të shumtën ata ishin nga ai soj që i kishte shërbyer besnikërisht UDB-së.
Enigma e tretë: Ngjashmëria në ngritjen e akuzave
Ka një fakt, që deri tani mund të ishte dukur i çuditshëm, por tashmë nuk ka pse të jetë i tillë. Cili është ky fakt: edhe më parë se të niste proçesi kundër Rramush Haredinajt për këtë të dhënat e para kanë ardhur nga Beogradi. Edhe për rastin Limaj, e njëjta gjë, deri në ngritjen e akuzave të fundit për grupin e Drenicës. Shpesh herë dëshmitë e para kanë ardhur prej andej ose kanë qenë në sinkron me akuzat e brendshme. Shpesh herë paralajmërimet për arrestime të reja kanë ardhur më përpara që andej, se nga strukturat në Kosovë. Është fakt se strukturat proserbe janë të shtrira në Kosovë, nganjëherë deri në nivele të larta. Kjo nuk duhet të çudisë askënd. Por më së shumti ata kanë qenë të involvuara në strukturat juridike, policore, hetuese e ndëshkuese.Është e mundur që të dhënat e para të hetimeve kanë dalw prej tyre, përmes strukturave që ende janë të pranishme, por të gjithë këto e kanë pasdur një shef: Salustron. Tani fakti i ri që, shefi vullnetshëm, po shkon drejt dajallarëve të udbashëve të djeshëm, ngre edhe dyshimin se kush në të vërtetë ka qenë kryesori në këtë pikë vlimi hetimesh: ai vetë apo njerëzit që kishte rreth vetes.
Nganjëherë akuzat shkonin deri në banalitet, si për shembull, ata duhej të dënoheshin edhe për kalim të paligjshëm të kufirit gjatë luftës, për të mos thënë se duheshin dënuar se kishin mbrojtur jetën e njerëzve.
Enigma e katërt: Mbështetja tek njerëz me preçedentë juridik, deri në vrasje
Nazmi Bllaca është një person i njohur në Kosovë, i cili vullnetarisht pohoi se kishte vrarë udbashin Ibush Kllokoqin, njërin ndër të besuarit e Salustros. Ende askush nuk e di nëse është e vërtetë kjo apo një sajesë për të ngritur dyshime të tjera, akuza të tjera, mbi bazën e të cilave janë ngritur deri tani tre proçese të rëndësishme, Bllaca 1, Bllaca2 dhe Bllaca 3. Të gjithë të akuzuarit dhe më pas, të dënuarit, kanë qenë pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kundër tyre nuk kishte asnjë dëshmi tjetër , veçse ajo e një njeriu që kishte pranuar më shumë se një vrasje, dhe i cili, si i penduar, do të dënohej me 4 vite e gjysmë burg, edhe atë nën ruajtjen e forcave speciale, në shtëpinë e tij. Pas Bllacës kanë filluar të dalin edhe bllacianë të tjerë, të cilët, pasi pohojnë se kanë vrarë, bëjnë akuza ndaj të tjerëve, dhe në këtë rast, të tjerët, janë dënuar shumëfish më rëndë se ata që pranuan vrasjet, si në gjykimin Bllaca1.
Njerëz me preçedentë juridikë, deri vrasës, kur e ndjejnë se po vjen zbulimi i rastit të tyre, janë të gatshëm të bëhen pjesë e dëshmive të sajuara, sipas parimit, “të shpëtojmë, çfarë është për t’u shpëtuar”. Përmes tyre është e lehtë të sajohen ngjarje e viktima, sepse asgjë nuk ka mbetur tek ato. Pikërisht ky tabor ishte dhe mbetet deri në fund gjahu i preferuar i salustros, të përkwdhelurit e tij. Në të kundërtën, në rastin e ndërrimit të mendjes, dënimi do të ishte shumë i ashpër. Një krahasim: Blerim Kiçina pasi bëhet dëshmitar i rremë për një vrasje të disafishtë, në të cilën ai ka qenë vetëm soditës, pas dëshmisë së dytë, të dhunës mbi të, dënohet me 11 vite burgim të rëndë, ndwrsa Nazmi Bllaca, pasi pranon më shumë se dy vrasje, dënohet me katër vite e gjysmë burgim nën ruajtjen e policisë në shtëpinë e tij.
Nuk dua të futem në hollësitë e gjykimit të rasteve “Kleçka” apo në aktakuzën ndaj rastit “Drenica”, sepse nuk janë temë e këtij shkrimi dhe nuk jam specialist, ashtu si nuk duhet të futem në shpërthimet e pakontrolluara të prokurorit në sallën e gjyqit ndaj avokatëve mbrojtës, edhe kur ata janë të huaj. E theksova, edhe kur ata janë të huaj, sepse për avokatët vendas, Salustro kishte vetëm përbuzje.
E tani?
Salustro do të jetë në Beograd, ndihmës, këshilltar kryesor i Bruno Vekaniqit, zevendëskryeprokurorit serb, pikërisht për krimet e luftës. Është e mundshme që përmes kësaj rruge ai të bartë edhe të gjitha ato që ka mësuar në Kosovë, shumë nga të cilat i ka mbajtur sekret edhe për të akuzuarit e tij, ashtu si mund të bartë edhe gjëra të tjera, të cilat i ka mësuar falë postit dhe arrogancës së tij. Është e mundur që dosje të tëra të transferohen në Beograd, në mos janë transferuar tashmë. EULEX-i duhet të dalë me një qëndrim të prerë dhe të saktë: cili është roli i tij në këtë transferim, çfarë është luajtur deri më tash, cila është besueshmëria e këtij njeriu, cila është e drejta dhe detyrimi i tij për të heshtur për gjithë atë që ka mësuar në kosovë, cila është garancia e ruajtjes së dosjeve dhe të të dhënave të veçanta.
Kjo duhet bërë sa më parë, bindshem, haptas dhe me sinqeritet.
Nga ana tjetër, rasti Salustro, nuk duhet përsëritur.
Në prag të përfundimit: në burgun e Dubravës janë disa djem të dënuar deri në 30 vite burgim për një vrasje që nuk e kanë bërë. Krahas të tjerëve, ata kanë mes dëshmitarëve, edhe tre policë të Kosovës, të cilët asaj nate, kur edhe vrasja ndodhi, kanë qenë sëbashku me to. Njëri nga të dënuarit, vullnetarisht, erdhi nga Suedia për të dëshmuar të vërtetën, por ende është i burgosur. Gjithçka filloi nga fshehja e provave fillimisht e më pas nga zhdukja e tyre. Të ketë ndodhur kështu edhe në raste të tjera…nuk e di, di vetëm atë që e dinë të gjithë në Kosovë, që nga njerëzit e thjeshtë, e dua të besoj deri tek Kryeministri: ata njerëz janë të pafajshëm. Një gjykim i prapshtë, pas një hetimi të dhunshëm, ku ishte pjesë, ndonëse jo direkt por që u bë pastaj personifikimi i saj, ishte edhe Salustro.
Krejt në fund:
Do të mund të pyesë dikush përse shkruan tani, kur Salustro ka ikur nga Kosova. Kam vetëm një përgjigje: në marsin e vitit 2004, kur gjërat nuk kishin shkuar kaq thellë, në një intervistë me gazetarin gjerman, Max Brym, kam qenë edhe më i hapur, edhe më i ashpër, edhe më i drejtpërdrejtë, e për fat të keq, ajo që kisha parandjerë, u bë e vërtetë.

pabesia me e madhe dhe poshtersia po me e madhe per shqiperin eshte pra jane minjete e botes italiantet nuk e haroi pabesin e madhe te tyre ne rambuje kure vete gjeneali KLARK tha qe shqiperia ka shume armiq dhe me te madhine dhe te pabesin ka italin se e vuajteme vete tha KLARK kure pasi mree tere mbeshtetjen kure i erdhi radha mit lamberto dini ai sfirmosi nuk munde te leme ne ruge vllezrit tane serbe e te mbrojm sklevrite shqiptare tha dhe cdo gje filloi nga e para dhe ne rambuje shqitaret humbene shume dhe keto vuajtje sot e kesaj dite jane bashkpunimi serbo greko italiano turk
Ky monstrum i drejteise nderkombetare qe veproi sic deshti dhe si urdheruan serbet ne Kosove.Etiketoje komandant e kuadro te UCK, sepse ajo ishte detyre mbi detyrat e tij.Salustros i kemi shkruar te gjitha,por heshtja ishte poashtu detyre e tij,qe te largohet nga pergjegjesia.”Drejtesi” te tille na vijne ne Kosove te ciles ne shqiptaret, viktima te krimeve njerezore, shenderrohemi ne kriminel, ndersa kriminelet ushtria e policia vrastare serbe, shenderrohen ne viktima.Kete detyre Salustro e keru me “sukses” dhe fitoi dhuraten nga porositesi Detyren e re ne Serbi.ne shqiptareve kjo duhet te na sherbej per mesim ne te ardhmen.te tille patem bukur shume qe nga karlla Del Ponte e deri te Salustro.
nuk ka faj breshkaxhiu, fajin e ka brukseli dhe BE-ja qe i emeron keta lapangjoze ne te tilla poste,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!
Qeveria e Kosoves duhet te ankohet te Keshilli i MInistrave te BEse per kete ngjarje. Salustro qe humbi tre gjyqe ne Kosove kunder ish-luftetetareve te UCD, me shume mundesi i ka marre te gjithe dosjet me vete.
Ta gezoje Kosova EULEX-in !
problemi te shqiptare jane vet shqiptare , lerin te huaj se ata te huaj jane por kur qeverisesh nga bandit shqipfoles dhe te shesin per dy lek keta jane me te rrezikshem se sebet greket turqit apo cfar do lloj kombesie tjeter .
Drejtesia ne Kosove, duhet te rihapin ceshtjet qe ka gjykuar ky gjarper proserb dhe te japin pafajsine per rastet kur ky plehre ka abuzuar.
Ndersa shteti i Kosoves, duhet ta shpalli kete person, si person te padeshirueshem, ku ti ndalohet hyrja ne Kosove, pse jo ndoshta edhe Shqiperia mundet ta marre nje mase te tille.
mmos e harrove edhe te famshin puntor te UDB es LULZIM BASHA; BIJA E SALI BERISHES ;EDHE MAL BERISHA kishe ambasador ne angli
Po.dakord me komentin e Ismetit.
Fatekeqesia me e madhe e kombit tone eshte se nuk kemi shtet. Po te kishim shtet se pari Salustro ka konflikt interesi me se pakti 5 vjet. Se dyti duhet hetuar per spiunazh ne dem te popullit te Kosoves. Se treti duhet qe ti nxirret shpirti per bythet vemjeve te tilla.
KUSH ESHTE MAURIZIO SALUSTRO
Maurizio Salustro eshte nje figure e mirenjohur nga drejtesia italiane. Ne vitin 2003 ai u sanksionua nga Keshilli i Larte i Drejtesise Italiane me “terheqje vemendje” te shenuar ne biografi. Mos u çuditni, edhe ne Itali ndodhin keto bema qe ishin tipike ne kohen e Enver Hoxhes tek ne.
Denimin ja komunikoi Teresi, nje gjykates i famshem antimafia. Behej fjale per shkelje te ligjit ne percaktimin e gjyqtareve sipa nje tabelle te aprovuar, per çeshtjet penale, duke favorizuar disa subjekte private.
Edhe me pare ky lloj gjykatesi “sui generis” (i nje lloji te veçante) anulloi nje gjyq kunder disa mafiozeve per shtate vrasje qe kishin kryer ne proçesin e njohur te Katanzaros “Shah Mat”, te zhvilluar ne 2001.
Me 14 dhjetor 2009, Salustro i dergon nje @-mail Keshillit te Larte te Drejtesise italiane ku duke ofenduar mbi tridhjete gjyqtare te Kasacionit, kerkon te largohet nga profesioni i gjykatesit. I penduar pas pak ditesh, i degon me shkrim nje kerkese te re qe anullonte kerkesen e tij te mepareshme per vetelargim nga gjykata. Ne kete periudhe ushtronte profesionin e drejtorit te ndjekjes se krimeve te renda ne Guatemale !
Nder te tjera ne @-mailin e tij ai i quante gjyqtaret e Kasacionit “si te pa ditur te lexonin” dhe “paljaço”.
Ne 3 dhjetor 2010 Keshilli i Pergjithshem i Magjistratures italiane (CSM) e denon me kater muaj shkurtim te vjetersise ne pune, nderkohe per ta hequr qafe nga Italia e emerojne Prokurator ne Kosove.
Ne vitin 2003 i eshte bere nje ekspertize mjekesore per “shfaqje psikopatie” ne ushtrimin e profesionit, e urdheruar kjo gjithnje nga Keshilli i Larte i Drejtesise italiane.
Ja ky eshte Maurizio Salustro, anetar edhe i Liges Italiane te Mbrojtjes se te Drejtave te Qenve me teser nr. 21109 Roma , i kualifikuar si “edukator qensh” dhe “teknik i adestrimit te qenve”. Kjo ne periudhen kur u pezullua perkohesisht nga ushtrimi i profesionit te gjykatesit.
Te dhenat e mesiperme mund ti gjeni ne faqen online te Radio Radikale dhe me gjere ne internet.
Megjithate, personalitetit te ketij psikopati nuk mund ti bashkangjiten krimet, nese jane te vertetuara me fakte dhe jo deshmi te marra me force, ndaj Haradinajt me shoke.
Prandaj te vete-quajturit shkodran Islami i kerkoj qe te bazohet ne publikimin edhe te dokumentave per keto lloj avokatishe ne mbrojtje te dashamireve te tij.
Zonja Gushi, fakti qe dy here, gjykata nderkombetare e Hages e nxorri te pafajshem zotin haredinaj,nxorri te pafajshem edhe zotin Limaj,qe gjykata supreme ne Kosove nxorri te pafajshem zotin Limaj,qe gjyqi ndaj Krasniqit nxorri te pafajshem grupin e prizrenit, keto jane “avokatite” me te mira, prandaj, ajo qe keni shkrue per Sal. nuk ka lidhje me kete reagim te zotni Islamit.Une lexova edhe intervisten e tij, “ne nuk kemi asnje besim tek UNMIk-u”, para 10 viteve ai i ka thane keto ne shtypin gjerman.
MENDIMI YT Z. MENDIM ME FUTI NE MENDIM
Kam lexuar nje liber te atij gazetarit te proçesuar ne Hage se bashku me Haradinajn: pershtypja ime, per te folur mes nesh, pa na degjuar Maurizio Salustro, eshte skandaloze menyra se si kerkon te vetembrohet. Duket qarte qe ate deshmitarin e kane kercenuar me vdekje, prandaj e ka ndryshuar (apo nuk eshte paraqitur) ne Hage. Gazetari eshte nje fodull klasik e injorant jo vetem per menyren se si tenton te mbrohet, por edhe si e pershkruan personalitetin e tij.
Per Haradinajn nuk dime asgje per proçeset, akuzat e te tjera ndodhi te tij, e nuk para na intereson aq shume, deri kur ai nuk fillon te fute hundet ne problemet shqiptare. Atehere na intereson qe çke me te. Haradinaj dhe miqte e tij duhet te rrijne larg nga trojet shqiptare, i mjafton toka kosovare per idete e tij.
E di ti Mendim kam pershtypjen se ju kosovaret ne dikush ju thote: “fluturon gomari” ju jeni te predispozuar ta besoni ate.
Qe mund te jene ekzekutuar armiqte serbo-malazeze te Kosoves, askush nuk mund t’ju akuzoje per kete: ishte lufte per jete a vdekje. Por nese ju akuzojne per te tjera gjera atehere ndryshojne qendrimi yne, jo i juaji, sepse jeni te bindur per ate qe mund te keni bere.
Ky bashke shkembim mendimesh, ne kete faqe te Dites online, nuk eshte salle gjykate, eshte thjesht shkembim mendimesh. Ne nuk vendosim per asgje, vetem krijojme idene me cilet kemi te bejme tani e mbase (nuk besoj) edhe ne te ardhmen.
Prandaj mos shpalos vendimet e Hages, Prizrenit, Prishtines, nese ke dokumenta publikoi online qe te gjykojme edhe ne. Kaq per tani.
nji permisim per autorin te personi lutfi ajvaz duhet te jet lutfi ajazi i biri i udbeshit nasuf ajazi ,dryshe milloshi i thot rugoves ne hag se njeri nder atentatort e gervallve ishet po ky person , pas lufte ishte kumanir i stacionit te milicis ne koshumli deri sa e eliminun vitin e kalur per ti fsheh gjurmt e krimit ,ne te pame ishet edhe sekretari i arsimit te kosoves si njifet ne drenas SHOKU TITO alias gjosh ragipi