Serbia që nxjerr shpatën për të aneksuar me forcë shtetet e “Ballkanit të Hapur”: Analiza e asaj çfarë ndodhi në Cetinjë të Malit të Zi në 5 shtator

Ornela

 

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

 

Në Ballkan po vjen era mesjetë dhe këtë rikthim antihistorik e ka marrë përsipër Serbia, që ka nxjerrë shpatën e fondamentalizmit ortodoks serb për të aneksuar me forcë shtetet e “Ballkanit të Hapur”.

Në 5 shtator provokacioni i Serbisë për të ndërsyer kishën ortodokse serbe kundër identitetit kombëtar, pavarësisë kombëtare dhe kishës kombëtare ortodokse malazeze, mori formën më  brutale me aksionin fetaro-ushtarako-policor të fronëzimit në Cetinje të peshkopit Joanikije të kishës ortodokse serbe për Malin e Zi, në ish-kryeqytetin e mbretërisë, të shtetit dhe të kishës autoqefale ortodokse malazeze, e cila ka qenë autoqefale përpara kishës ortodokse serbe.

Fronëzimi ishte një shkelje dhe sulm brutal i qeverisë së Serbisë dhe i kishës ortodokse serbe ndaj simbolit historik të shtetit, të kombit dhe të kishës ortodokse malazeze. Kjo ndërhyrje flagrante serbe nuk mund të mos ngjallte reagimin e ligjshëm të shumicës së popullit malazez, i cili është krenar për historinë e shtetit dhe të kombit, dhe u ngrit në protesta masive kundër ofensivës së Serbisë për të kontrolluar jetën politike, sociale dhe fetare të Malit të Zi.

Ajo që ndodhi në Cetinjë në 5 shtator nuk ishte përplasje fetare apo ideologjike. Ajo ishte përplasje midis shumicës së popullit malazez, që mbron lirinë dhe pavarësinë, dhe forcave uzurpatore fetaro-politike serbe, që kërkojnë aneksimin e Malit të Zi njësoj si në vitin e zi 1918, kur Serbia zhduku me dhunë shtetin dhe pavarësinë e Malit të Zi.

Fronëzimi i peshkopit të kishës ortodokse serbe për Malin e Zi, ishte një aksion ushtarako-policor i ndërhyrjes direkte të Serbisë në punët e brendshme, në sovranitetin dhe në integritetin e shtetit të Malit të Zi. Gazeta e njohur ruse “Komersant” e cilësonte “desantim ushtarak” ceremoninë e fronëzimit të peshkopit serb, sepse ai zbarkoi në manastirin e Cetinjes me helikopter ushtarak me eskortë të njësive të forcave speciale dhe të shërbimit sekret serb.

Është vërtetë absurde se si mund të pretendojë të jetë drejtues fetar peshkopi serb, të cilin e refuzon shumica e popullit malazez dhe i cili vetëfronëzohet me polici, ushtri dhe me njësite speciale, që përdorën dhunë të jashtëzakonshme kundër protestave paqësore të popullit malazez, duke plagosur dhjetëra vetë.

Është një situatë serioze e ndërhyrjes së Serbisë me kishën e saj ortodokse serbe për qëllime politike në jetën e brendshme të Malit të Zi dhe një ofensivë brutale e veshur me veladon për nënshtrimin dhe serbizimin e dhunshëm të Malit të Zi dhe aneksimin e tij në “Serbinë e madhe” apo në “botën serbe”, siç e quan tani qeveria e Vuçiçit.

“Kisha ortodokse serbe, shkruan “Balkaninsight”, ka qenë skenë e lojës politike të pamëshirshme të presidentit të Serbisë Vuçiç për ta vënë Malin e Zi nën kontrollin e tij”.

Në fakt në 5 shtator pamë të zhvillohej faza e tretë e ofensivës së Serbisë për të vendosur sundimin e saj të plotë në Malin e Zi. Faza e parë ishte përpjekja për grusht shteti në Podgoricë në tetor 2016, e organizuar nga shërbimi sekret serb dhe ai rus për të përmbysur qeverinë e ligjshme dhe për të ndaluar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Faza e dytë ishte ngritja e kishës ortodokse serbe dhe e formacioneve të shërbimit sekret serb në Mal të Zi në trazira dhe demonstrata të dhunshme në vitin 2020 kundër ligjit për liritë fetare, që miratoi parlamenti  malazez në fund të vitit 2019 për të kërkuar me të drejtë që objektet fetare dhe pasuritë fetare, që uzurpoi me dhunë kisha ortodokse serbe pas vitit 1918 të pushtimit serb, t’i ktheheshin popullit malazez. Serialin e  protestave të dhunshme antiqeveritare dhe antiatlantike e udhëhiqte kisha ortodokse serbe me peshkopët ekstremistë Amfilohije dhe Joanikije, dhe ky i fundit është dënuar nga Gjykata malazeze me burgim për veprimtarinë e tij politike destabilizuese.

Përmes një inxhinjeringu elektoral dhe social shërbimet sekrete serbe dhe ruse arritën që në zgjedhjet parlamentare të gushtit 2020 të nxjerrin fituese forcat politike proserbe, të cilat krijuan  qeverinë, që është sot në Podgoricë, dhe që u bë palë me kishën ortodokse serbe në provokacionin e 5 shtatorit.

Tani kemi fazën e tretë, ku Serbia mohon hapur shtetësinë e Malit të Zi dhe ndërhyn direkt me sfidën e Cetinjës, për të zhdukur e identitetin e kombit dhe të kishës ortodokse malazeze. Serbia po zbaton me shpejtësi planin e aneksimit faktik të Malit të Zi.

Strategjia e Beogradit ka nxjerrë kishën ortodokse serbe në ballë të strukturave të politikës së saj shoviniste dhe aneksioniste në Ballkanin Perëndimor apo në ish-Jugosllavinë e re. Kisha ortodokse serbe po lufton të krijojë federatën ortodokse serbe në gjithë hapësirën ish- jugosllave. Nuk e bën dot kurrë me Kroacinë dhe me Slloveninë. Por planifikon ta bëjë me pesë shtete të dobëta ish-jugosllave dhe me Shqipërinë, e cila nuk është shtet ortodoks, por avantazhi dhe llogaria serbe janë që kisha ortodokse e Shqipërisë udhëhiqet prej 30 vitesh nga një kryepeshkop grek, i cili është në linjë me kishën ortodokse ruse dhe serbe dhe nuk njeh as kishën ortodokse kombëtare të Malit të Zi, as kishën ortodokse kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe as kishën ortodokse kombëtare të Ukrainës.

Nga federata fetare ortodokse e drejtuar prej saj, Serbia planifikon të jetësojë federatën politike ballkanoperëndimore, të cilës i ka vënë emrin  fals “Ballkani i hapur”. Mali i Zi është një nga tre shtete e Ballkanit Perëndimor që ka refuzuar deri tani projektin serb të ringjalljes së Jugosllavisë me emrin “Ballkan i hapur”.

Serbia dhe presidenti i saj si arkitekt i projektit, po shohin dështimin e këtij plani të ri të hegjemonisë serbe në Ballkani Perëndimor. Ndaj me nxitim vunë në lëvizje instrumentin e kishës ortodokse serbe për të shkatërruar identitetin dhe kombin malazez dhe për të imponuar bashkimin e Malit të Zi me “Ballkanin e hapur”. Politikani i njohur serb Nenad Çanak në 4 shtator në Podgoricë i bëri thirrje kryeministrit malazez Krivokapiç që të dënonte “përpjekjet e “Serbisë së Madhe” për të pushtuar Malin e Zi”.

Ajo që ndodhi në 5 shtator në Cetinje me përleshjet e përgjakshme të policisë dhe të ushtrisë kundër protestuesve paqësorë, që mbronin pavarësinë e shtetit, të kombit dhe të kishës ortodokse malazeze, ka prodhuar një situatë të rëndë jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në krejt rajonin. Po ndodh një agresion i heshtur serb dhe rus kundër një shteti anëtar të NATO-s nëpërmjet përdorimit të fondamentalizmit fetar dhe politik të kishës ortodokse serbe kundër shtetit të pavarur të Malit të Zi.

Kemi dy momente të rëndësishme, që lidhen me këtë situatë të re. Së pari kemi daljen publike në skenën politike ballkanike të rolit politik dhe të aktivizimit të fesë ortodokse si instrument goditës i sovranitetit dhe i integritetit të shteteve të pavarura ballkanike.

Së dyti kemi përpjekjen djallëzore të Serbisë dhe të presidentit të saj për të nxitur dhe për të krijuar një histeri urrejtje fetare të kishës ortodokse serbe dhe ballkanike kundër Perëndimit. Në datën 5 shtator presidenti serb Vuçiç bëri deklaratën skandaloze që “Forcat perëndimore po përpiqen të shkatërrojnë kishën ortodokse serbe në ish-Jugosllavi, si dhe kishën ortodokse ruse në Ukrainë”. Mund të quhet një skandal diplomatik që presidenti i një shteti kandidat të BE, i cili ka nisur edhe bisedimet e pranimit në BE, nxit urrejtjen fetare të Serbisë dhe të kishës ortodokse serbe kundër Perëndimit, që nënkupton BE dhe SHBA.

Në këtë ofensivë fetare, subversive dhe ushtarako-policore të ndërhyrjes brutale të Beogradit në punët e brendshme të Malit të Zi, Serbia gëzon mbështetjen diplomatike dhe agjenturore ruse, si dhe pjesëmarrjen e Rusisë. Dëshmi është për këtë implikim rus pjesëmarrja në ceremoninë e paligjshme të fronëzimit të peshkopit serb edhe e disa jerarkëve të lartë të kishës ortodokse të Rusisë dhe e ambasadorit rus në Podgoricë. Duke analizuar këtë aspekt të zhvillimeve në Mal të Zi, eksperti ushtarak Aleksander Kovalenko thekson për rrjetin ukrainas “24 TV.ua” në 6 shtator se Rusia po organizon skenarin ukrainas në Mal të Zi.

Është skenari i destabilizimit të vendit, i cili përgatiti aneksimin e Krimesë dhe të Ukrainës Lindore nga Rusia. Siç deklaron diplomati amerikan Michael Carpenter “Kisha ortodokse serbe është përdorur si një instrument i fuqisë së butë për promovimin e interesave të Serbisë dhe të Rusisë në rajon”. Ndaj dhe Moska shprehet kaq e kënaqur nga suksesi i operacionit diversionist fetar në Cetinje. Ja çfarë shkruan portali proqeveritar rus “Balkanist” në 6 shtator:

“Pavarësisht nga gjithë peripecitë, kryesorja është që kisha ortodokse serbe mbeti forca kryesore ndikuese në këtë vend. Sido që të jetë, kjo forcë qëndron me Rusinë”. Në dritën e kësaj ndërvarje ruso-serbe, tingëllon e çuditshme pjesëmarrja e ambasadorit të Francës në ceremoninë e fronëzimit të peshkopit serb, i cili përfaqëson forcat më regresive antiperëndimore dhe më antiatlantike në Mal të Zi.

Zhvillimet aktuale në Malin e Zi paraqiten tepër shqetësuese, sepse ndodhin në një shtet anëtar të NATO-s, fqinj me Shqipërinë. Prej kësaj dalin dy mësime. Së pari që ka një plan të madh strategjik të Serbisë dhe të Rusisë për shndërrimin e Ballkanit Perëndimor në një federatë apo konfederatë ortodokse të menexhuar nga Beogradi dhe Moska kundër Perëndimit.

Ndaj është aktivizuar fort ordoksizmi politik i tyre. Në këtë funksion Rusia bashkë me Serbinë po nxisin urrejtjen fetare të shteteve dhe të kishave ortodokse kundër Perëndimit. Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov në 30 gusht deklaroi : “Kisha ortodokse ruse është vënë nën presion të tmerrshëm nga disa shtete perëndimore dhe në radhë të parë nga SHBA, që i kanë vënë vetes detyrë të shkatërrojnë unitetin e botës ortodokse. Në Ballkan kisha ortodokse serbe ka qenë në shënjestër të sulmeve shumë të fuqishme”.

Rezonanca e nxitjes së urrejtjes fetare si instrument diplomatik në shkallë ndërkombëtare nga Vuçiçi dhe Lavrovi është bashkërendim dhe dëshmon përdorimin e kishave ortodokse dhe të ortodoksizmit si një instrument politik dhe diplomatik për ambiciet aneksioniste të Serbisë dhe të Rusisë.

Zhvillimet e rrezikshme në Mal të Zi janë me pasoja negative edhe për Shqipërinë si shtet i NATO-s dhe si shtet fqinjë. Është e kuptueshme se dominimi i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi është largim dhe mohim i rrugës dhe i angazhimeve atlantike të shtetit, gjë që e dëmton rëndë arkitekturën atlantike të sigurisë në rajonin, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ky zhvillim negativ duhet të ndezë kodin e kuq në Tiranë lidhur me kurthet, që fsheh projekti serb i “Ballkanit të hapur”.

Metodat brutale të ndërhyrjes fetare dhe subversive të Serbisë në Malin e Zi paralajmërojnë intrigat, që pritet të përdorë Serbia për ndërtimin e federatës së saj fetare ortodokse si bazament i projektit të saj të “Ballkanit të hapur”. Është vërtetë alarmante heshtja e qeverisë dhe e diplomacisë shqiptare për ngjarjen e 5 shtatorit në Cetinjë, që cënon interesat e gjithë shteteve fqinjë. Reagoi menjëherë Kroacia si shtet serioz anëtar i NATO-s dhe shtet fqinj dhe doli me komunikatë të posaçme të ministrisë së saj të jashtme në 5 shtator, duke theksuar se po ndjek nga afër zhvillimet në Malin e Zi dhe nëse zhvillimet e fundit do të kenë reperkusione për statusin e kroatëve etnikë në atë vend.

Por në Mal të Zi ka një komunitet të madh etnik shqiptar, për të cilin Shqipëria ka detyrimin kushtetues dhe kombëtar që t’i mbrojë. Shqiptarët e Malit të Zi janë të kërcënuar dhe të rrezikuar direkt nga zhvillimi negativ  i dominimit të kishës ortodokse serbe në  Mal të Zi.

Serbia dhe kisha ortodokse serbe e konsideron armik komunitetin shqiptar, sepse së pari janë shqiptarë, dhe së dyti shqiptarët e Malit të Zi qenë faktor i rëndësishëm në pavarësimin e shtetit malazez në votimet e vitit 2006.

Është vështirë të kuptojë njeriu se çfarë duhet të ngjasë më shumë që të kullohet Tirana për rrezikun që përfaqëson për interesat tona mbarëkombëtare Serbia dhe ndërhyrjet e saj në Ballkanin Perëndimor. Nuk kuptohet se me çfarë logjike vazhdohet të besohet te projekti serb “Ballkan i hapur”, kur po plasin përditë provokacionet serbe në Mal të Zi, në Bosnje dhe në Kosovë.

Është për të qeshur dhe për të qarë kur dëgjon vetë presidentin serb Vuçiç të deklarojë në 1 shtator në Forumin e Bledit se “institucionet europiane janë fare kundër projektit “Ballkan i hapur”, dhe në të njëjtën kohë shohim absurditetin shqiptar, që bërtet nga mëngjesi në darkë se Europa e përkrah “Ballkanin e hapur”.

Të paktën kryeministri shqiptar, që nuk dihet pse është inamoruar aq shumë pas presidentit serb, duhet që në respekt të dashurisë për të, të mos flasë më për të ashtuquajturën përkrahje europiane.

Nuk e di se çfarë duhet të bëjnë populli në të dy anët e kufirit, elektorati, forcat politike, bota ekonomike, mediatike, akademike apo ojq-iste, që t’i hapin sytë e mendjes qeverisë së Shqipërisë për rrezikun e shumëfishtë që paraqet Serbia. Me Serbinë nuk ka vetëm një histori tragjike marrëdhëniesh dypalëshe, por ka edhe një aktualitet tragjik ballkanik sot, i cili nëse nuk kuptohet, pritet ta çojë Shqipërinë të bëhet pjesë e federatës ballkanike serbe.

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

facebook likes kaufen

Share This Article
21 Comments
  • PD + PS + LSI = ORGANIZED CRIME , CORRUPTION , MAFIA , BANDA KRIMINALE , NARCO-TRAFFIC KOKAINE ,KONTRABANDË , EVAZION FISKAL says:

    MESJETÈN dhe TRADHTINÈ e ka marr persipèr HAJNA SERBI me SaliKracinë KRIMINEL të KORRUPTUAR , Edvin Ramèn HAJDUT dhe NDYRËSIRË dhe Liken e FAMSHËM XHAMBAZ , VRASËS , HAJDUT , NARCO-TRAFFIKANT dhe GJAKPIRËS !!!
    SA të EKZISTOJNÈ keta 3 FUNDËRRINA baahkè me LUL KURVËN KRIMINEL dhe MONÈN e ZEZË si SUDJA , SHQIPÈRIA NUK ka pèr tè bèrè HAJÈR KURRË !!
    RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE ZOTI SHABANI
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

  • PD + PS + LSI = ORGANIZED CRIME , CORRUPTION , MAFIA , BANDA KRIMINALE , NARCO-TRAFFIC KOKAINE ,KONTRABANDË , EVAZION FISKAL says:

    MESJETÈN dhe TRADHTINÈ e ka marr persipèr HAJNA SERBI me SaliKracinë KRIMINEL të KORRUPTUAR , Edvin Ramèn HAJDUT dhe NDYRËSIRË dhe Liken e FAMSHËM XHAMBAZ , VRASËS , HAJDUT , NARCO-TRAFFIKANT dhe GJAKPIRËS !!!
    SA të EKZISTOJNÈ keta 3 FUNDËRRINA baahkè me LUL KURVËN KRIMINEL dhe MONÈN e ZEZË HAJDUTE , si SUDJA , SHQIPÈRIA NUK ka pèr tè bèrè HAJÈR KURRË !!
    RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE ZOTI SHABAN MURATI
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

  • Në Ballkan po vjen era mesjetë dhe këtë rikthim antihistorik e kan marrë përsipër Turqia dhe Serbia, që kan nxjerrë shpatën e fondamentalizmit islamik turk dhe ortodoks serb për të aneksuar me forcë shtetet e Ballkanit.

    At Gjergj Fishta në “LAHUTA E MALSISȄ” ka thanë:

    “………………………………
    Per shqiptarë si jemi nà
    Turk e Shkjà të dy janë njà;
    Pse të dy, si Turk si Shkjà,
    Né me sy s’duen me na pà,
    Edhè janë per né të huej
    …………………………”

  • Z.Shaban Murati ,me thirien qe i ben qeveris shqiptare,ose tregohesh dipllomat ose je naiv .Qeveria shqiptare ,realisht eshte vetem Edi Rama,te tjeret jane kukulla, eshte thjesht tradheti kombetare, me e madhia ne historin e kombit. Edi Rama eshte ne sherbim te spiunazhit frances e nepermjet tij ne sherbimin e ortodoksise Ruse.Per kombin ka vetem nje ruge ,VARIE per EDI RAMEN ose skllaverimi serbo-grek.Ortodoksia sllave ,duke trembur perendimin me gogolin myslymanizem, po fitojne teren ne ballkan e kryesisht ne kuris te Shqiptareve. Edi Rama eshte nder lojtaret kryesore ne sakrifikimin e shqiptareve ne interes te ortodoksis greko-sllave.Myslymanizmi eshte hanxhari qe i ri mbi qafe kombit tone,ortodoksizmi eshte shpata qe i ri mbi fyt kombit tone

  • Ore Rama! Nuk po shet mallin e babait tënd! Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve dhe mos luaj me zjarrin se do të digjesh keq! Ata të PD-së dihen se si janë, por edhe ky Rama ka kusuret e tij. Na mbytën tradhëtarët, injorantët, mëndjemëdhejtë, fodullët,etj.

    • Sa e zgjuar eshte kjo bucja Www. Ku ma gjete kete krahasim teper fin dhe inteligjent.
      Te pakten te mendosh qe syzet e Enver Hoxhes ishin optike, qe e mbajten Shqiperine shtet dhe nuk lozi asnje centimeter.
      Po ta shpallje Liqenezen Pustec te varte ai, nuk kishe ca i beje.
      Po te merrje Janullen kurven dhe ta beje kryetar te fronit ortodoks. te varte, dhe nuk kishe ca i beje.
      Po te beje xhami e kisha, per llogari te turqise e serbise, te varte, nuk kishe ca i beje.
      Po te beje koncesione e tenndera, te therrte, nuk kishe ca i beje.
      Ato syzet e tij optike i duhen kombit sot po vrroma si puna jote ja kane hequr dhe pelenat ketij populli te mbaruar.
      Akti final i ketij populli eshte te perjetoje nje genocid tjeter, si ai i Kosoves dhe Camerise.
      SI i thone fjales, e treta e verteta. E treta do behet per Shqiperine.
      Deri ketu ka arritur marrezia dhe perrulja e ketij mileti qe ka djem teper, per kosen serbe.
      Jepjani djemte Vucicit ti therri o milet..Per hir te Ramutit dhe per begatine e Rilindjes, falini jeten me respekt dhe krenari per fitoret e reja te tradhetise se antishqiptareve

  • E gjithe kjo qe ndodhi ne Malin e Zi, eshte ne frymen e Memorandumit 2 te Akademise se Shkencave dhe Arteve te Serbise, per destabilizimin e shteteve te brishta e te pakonsoliduara fqinje te Serbise: Bisnje-Hercegovinen, Kosoven, Malin e Zi dhe ne funt edhe Maqedonine.
    Ideatori dhe bashkautori i atij Memorandumi, Dobrica Qosiqi, sigurisht ne “koprodukcion me Kreun politik te Serbise e Rusise, ne vitin 2011 e lansoi ate Memorandum, bashke me idene e “kthimit ne paqe krejt ate qe Serbia e ka humbur ne lufte”.
    Memorandumi u lansua “inkognito”, iu dergua te gjitha strukturave te shtetit te Serbise, me porosine: “Lexo e vepro, por mos e shperndaje e publiko!”.
    Krejt cka po ngjane tash dhe cka do te ngjaje ne vazhdim, eshte ne frymen e atij Memorandumi.
    Une ne vitin 2016 kam botuar nje shkrim analitik lidhur me permbajtjen dhe rrezikun qe do te pasoje nga realizimi i atij Memorandumi, por pervec “pelqimeve” ne fejsbuk ta atyre qe as nuk e kane lexuar, asnje reagim i politikes, diplomacise as i mediave te Kosoves as te Shqiperise.
    (A.F.)

  • @Www…hap syte qorrr…ai ka syze…e qorri je ti
    Ai shkruan e flet per çeshtje kombetare…qe aktualisht Serbi eshte bere si qen i terbuar e ti flet si e jema e Zeqos maje thanes.
    Yyyyt tradhetar i ndyre
    Yyyyt proserb i ndyre
    Qofsh i nderuar z Murati… na hap syte me tema te tilla….qe jane kaq aktuale.

  • Përshëndetje dhe përgëzime vëllazërore, Ambasadori ynë i Shquar, Profesor Shaban Muratit!
    Është e vetmja Penë që i ka mbetur këtij vendi, por edhe më i madhi diplomat që kemi.
    Historia ka vërtetuar se “fqinjët” tanë vertikalë, në krye të hordhive të tyre, kanë pasur Komisarët Politikë-lexo:-priftërinjtë. Në çdo masakër që kanë kryer në histori, kanë pasur bekimin e patundur të kishës respektive: qoftë ajo greke, qoftë ajo serbe.
    Dhe gjithmonë, të paktën që nga fillimvitet ’20-të të shekullit të kaluar, janë marrë vesh të dy “fqinjët” tanë, duke pasur në tavolinë patjetër ambasadorin francez.
    Ne shqiptarët, kot merremi me Francën apo me Athinën, kur priftërinjtë serbë në Tiranë, bashkë me ambasadorin serb në Tiranë, kanë krijuar edhe…”komunitete serbe”, atje nuk ka për be, një këmbë serbi.
    Boshnjakët e pa kurrfarë identiteti, madje edhe mbeturinat bullgare të shekujve-myslimanët e Gorës, kërkojnë… “abetare serbe”.
    Po pse, ndodh kjo?
    Ambasadori serb në Tiranë, ka 14 vjet i stacionuar këtu.
    Beogradi, nuk e le për sytë e bukur që ka, por për piketat që ka arritur në revanshin shoven serb te ne.
    Ndërsa grekërit, e “kanë lidhur” gomarin për këto punë.
    Ata, kundër çdo lloj Rregulli kristian, e kundër çdo Kanoni fetar, kanë emëruar këtu, Kolonelin e ushtrisë greke.
    A e dinë këtë fakt, pra që mban gradën e Kolonelit të ushtrisë greke, plehrat e politikës shqiptare, që shkojnë një herë në javë dhe i puthin dorën?
    Dorën e kishës greke, që ka shkuar në satër, miliona shqiptarë, që nga viti 1914,e deri në 1945.
    Kishës obskurantiste, që vrau dhe helmoi, priftërinjtë patriotë shqiptarë, se iu mësonte gjuhën amtare fëmijëve shqiptarë!
    Pra, kasapi i Millosheviçit, që sot është edhe presidenti i serbërve, e ka në grackë “qeverimin shqiptar”.
    A e keni vënë re, se Tirana zyrtare, një herë në 6 muaj, i lutet Beogradit, të ulë proteinën e miellit që na shet, e të rregullojë përqindjen e glutenit të miellit!!!

  • Www është Edi Rama dora e vetë që i djeg e vërteta e plasur në turirin e tij antishqiptar nga i nderuri Shaban.

    Arkanët e Sërbisë mbasi nuk u doli me bumbum kallashnikovët, me orientimin e Gëbelsit të tyre që është tani president,pa hequr uniformën e përgjakur duke u përleshur me popujt jo sërbë dhe

    kanë veshur mbi këtë uniformë duke mbuluar kallshnikovin që kanë me fishek në gojë, kostumin e politikanit dhe qeveritarit paqsor dhe me dhelpëri ngritën çarkun e Open Ballkan për

    të arritur pa luftë atë që kasapi i marrosur Millosheviç nuk e realizoj me hanxhar në dorë duke shqyer popujt fqinjë dhe

    në qoftë se Edi Rama si mi i vërtetë ka kafshuar, po e pëlqen dhe po shijon “djathin” ofruar nga Vuçiçi në çarkun Open Ballkan,

    mos vall duhet që këtë mi antishqiptar ta ndjekin të gjithë shqipëtarët dhe

    vërtet shqipëtarët janë aq qorra që nuk e kuptojnë që kur antishqiptari Rama u thot që të mos shikojnë nga dritarja me dyfek në dor sërbët si në të kaluarën e luftrave

    arkanët sërbë na kanë ardhur te dritarja , në Vermosh, me veladonin e e priftit ortodoks mbi uniformën e gjakosur dhe kallashnikovin dhe që ushtrojnë dhunë si në kohën e demostratave të kosovarëve mbi demostruesit anti serb në Çetinjë, posht dritares së Shqipërisë në Vermosh

    a vërtet duhet ti hedhim këtyre tufa lulesh në shënjë paqeje sikurse bën Edi Rama nga dritarja arkanëve serbë me dhe pa veladon, pararoja e pushtimit real serb të Malit të zi që mbasi eskortojnë ushtarakisht arkanin dhespot serb si të ishin në Serbi, aktivizohen në shtypjen e demostratës anti serbe në Çetijnë?

    Mos vallë duhet bër pyetja troç, o me Sërbin e arkanit Vuçiç që haptazi po pushton Malin e zi nën tymnajën e Open Ballkan që përhap Edi Rama

    o të mbledhim mëndjen dhe ti tregojmë vëndin tej Preshevës dhe Medvegjës arkanëve sërbë me dhe pa veladonë, miq të antishqiptarit të deklaruar botërisht Edi Ramës që,

    më keq se Çubriloviçët, deklaron haptazi që shqipëtarët janë

    dembela,thashethemexhinjë, jo profesionistë dhe që kërkojnë rroga të larta nga kusarbiznemenët e varfër të cilëve haptazi u këshillon

    të mos punësojnë shqipëtarë por skllevër bagladeshas madje, duke theksuar antishqipëtarizmin e tij deri në përbuzje horri i paturp shton

    edhe bagladeshasit të përzihen në qoftë se do të mësojnë shqip

    dhe më thoni

    një njeri që deklaron këto

    a nuk është armik i betuar i shqipëtarve?

    I nderuar Shaban, duhen mar nisma ligjore që marrveshjen Open Ballkan të mos ta ratifikoj kuvëndi dhe të mos ta pranoj për antikushtetushmërin dhe antishqipëtarizmin e hapur që bartë kjo marrveshje Gjykata kushtetuse në qoftë se

    kthetrat e inteligjencës sekrete serbo ruse nuk janë futur në këto institucione.

  • Te ulet te shkruaje nje artikull Shaban Murati per Greket qe kane nxjerre shpaten per te aneksuar Shqiperine me shugurimin e Janullatosit ne Tirane.

  • Bjeri sa ma shkurtë ma kjartë dhe krejtë e pavërtetë se atje ka ndërhy qeveria serbe por nuk tregon ky se ka ndihmua qeveria Malazeze legjitime e votuar edhe nga shqiptarë qeveri e formume nga lideri mik dhe partner që kishte Sali Berishën e M. Bullatoviq

  • Shqiptareve u eshte fshi nga truri shqiptarizmi.Me ta cdo kush bene cka te doje.Ne emer te kosmopolismit dhe luftes kundra fundamentalizmit islamik qerqet antishqiptare kishen ortodokse shqiptare e shenderruan ne akademi ortodokse greko sllave me janullatosin ne krye.Rektori i kesaj Akademie ishte vendosur te jete Edi Rama, i cili me punen e tije tezellshme arriti qe te fuqizoje helenizmin te miqesoje serbet dhe te armiqesoj me kosovaret.Ballkani i hapur eshte balkani i serbizuar i Vucicit Rames dhe Zaevit.Kete ide e perkrahin edhe disa shtete evropjane.

  • Meqenese serbet jane aqe teper fetare, le te e marrin zotin e tyre nga Mali i Zi dhe te e cojne ne Serbi. Le te ju leje malazezeve objektet fetare ( kishat). Te kenaqen me Ziotin Serb ne kisha serbe ne Serbi.

  • O njerëz, si mund të përparoj e të shpëtoj Shqipëria dhe populli shqipëtar nga hallet duke bashkpunuar me arkanët sërb që jo vetëm nuk kanë hequr rrobat e përgjakura të luftrave me popujt fqinjë, por përkundrazi ven dekorata për krimet e bëra mbi këto rroba dhe me kallashnikov në dorë vijnë deri në dritaren e Vermoshit të Shqipërisë ku qëndron si guak Edi Rama dhe u hedh lulet e paqes dhe bashkpunimit madje duke sharë me epitete më të flliqura shqipëtarët për të mbrojtur bumbum Kallashnikovin që fton ai në mënyrë provokuese në Korçë dhe

    njerëz , jeni vigjilent ndaj bashkpunëtorëve shqipëtarë të propagandës dinake antishqiptare të gebelsit të propagandës së Millosheviçit që mbi uniformën e arkanit të gjakosur ka veshur kostumin e presidentit , mikut të Edi Ramës, Vuçiçit, këtë po ju kërkon me urtësi ambasadori Shaban.

  • Ky njesoj si Alfred Çako me covidin. Ky dhe ai Nesho ne nje mendje. More po do vijne ne binare keta njerez ne pleqeri? Edhe une qe jepja jeten per Enverin, tani nuk dua ta shikoj me me sy, ketyre u ngeli goja tek Enveri pa ja permendur emrin vetem fjalet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *