Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme

Dita

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë për transmetuesin publik serb RTS, se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 24 prill. Po ashtu, në këtë datë, sipas tij, do të ketë zgjedhje lokale dhe provinciale.

Ai ka thënë se brenda dy ditëve, Qeveria do t’ia dërgojë arsyetimin presidentit serb, Tomislav Nikolic. “Brenda dy ditësh, qeveria do të dërgojë arsyetimin te presidenti, i cili vendos se ku do të mbahen zgjedhjet dhe kjo ndoshta do të jetë më 24 prill”, ka thënë Vuçiç.

Sipas tij, këto zgjedhje do të jenë një lloj referendumi nëse Serbia do të jetë një vend modern evropian dhe të shikojë nga e ardhmja, apo të mbes me të kaluarën.

“Serbia duhet të jetë e bashkuar. Dua që qytetarët të përcaktojnë objektivat e qarta. Detyra jonë është të përcaktojmë rrugën tonë për 4 vitet e ardhshme”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka numëruar disa prej sukseseve të qeverisë së tij, përfshirë edhe pengesën vendimtare që Serbia ia bëri Kosovës për t’u anëtarësu ar në UNESCO.

Share This Article
1 Comment
  • Vucic po tregohet nje lider serioz dhe i besueshem me politken qe po ndjek ne lidhje me BE duke e lene ne bisht kete psikopatin tone megalloman me batcaletat e tij te shpifura. Kjo e zgjedhjeve eshte nje tjeter sfide politke te cilen Rama nuk do te kishte as ndershmerine e as guximin qe ta bente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *