Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se pas bisedimeve me presidentin e Austrisë dhe Polonisë në Mathausen, se ata ishin pozitivë për ta mbështetur integrimin evropian të Serbisë. Por, një mbështetja e tillë mund të ndodhë vetëm pas zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti austriak dhe ai polak, për këtë temë kanë folur edhe me njëri-tjetrin, ndërsa mbështetjen për rrugën evropiane të Serbisë, Daçiçi e mori edhe nga ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, raportojnë mediat serbe.
”Shefi austriak i diplomacisë ka thënë se mbetet në BE-në që nëse fillon zbatimi i marrëveshjes, Serbia patjetër do ta fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim”, ka thënë Daçiç. / Koha.net