Serbo-malazezët festojnë ditën e Shën Joan Vladimirit në Elbasan

Dita

Dita e “Shen Joan Vladimirit” bashkon dy popujt atë shqiptarë dhe sllavë, që historia i ka ndarë midis tyre.  Për gati 1000 vjet çdo 4 qershor nderohet  nga besimatërt ortodoksë dhe qytetarët elbasanas dhe rrethinat e saj ne kishën në fshatin Shijon ku është varrosur trupi i tij dhe më vonë u ndërtua manastiri i Shen Joan Vladimirit.

E veçanta e kësaj feste ku përveç  besimtarëve  ortodoksë , kishte edhe shumë besimtarë nga Mali Zi dhe Serbia. Mesazhi që përcillet në këtë dite  në nderim të të shejtit Shen Joan Vladimiri , ishte se nacionalizmi është  një mjet që e përdor politika, se për besimtarët çdo popull janë bijtë e zotit. Imzot Arkimandrit Benedikt Nga Mali i Zi  u shpreh se ne kemi ardhur të nderojmë princin tonë që u kthye në një shenjtëri si për ne ashtu edhe për popullin shqiptar, dhe kjo tregon qartë se ndasia nacionaliste, nuk ndalet para të shejtëve të zotit , por i bashkon ashtu siç i ka bashkuar sot në këtë feste, raporton Ora News.

Ndërsa  teologu  Serbë  Milladim Milic u shpreh se Shqipëria më ka lënë përshtypje të mira, dhe këtë mikpritje ne po e ndiejmë edhe sot, në përkujtim të Shen Joan Vladimiri.Ne nuk duhet të paragjykojmë popujt, për shkak të politikës. Ne ikim me përshtypjet më të mira nga Shqipëria edhe pse unë i njoh shqiptarët sepse kam jetuar në Kosove.

Në këtë ditë të shënur për besimtarët edhe metropoliti i Elbasanit  At Andoni i ka urur besimtarët me besimin se paqja do ti udhëheq shipëtrat e tyre.

Share This Article
4 Comments
  • Nje nga turpet e shumta te popullit tone qe tregon mungese te theksuar dinjiteti dhe qe na tregon edhe njehere se sa lehte shitemi dhe blihemi ne shqipot, shte dhe kjo feste qe behet per zhdo vite ne Shijon te Elbasanit duke patur per shenjte, nje vrases, nje ish oficer qe erdhi si pushtues dhe vrases qe u ndeshkua me vdekje edhe ai mbi kufomat qe ai kishte bere…..turp per ne qe kemi vite e vite qe biem ne kete lloi servilizmi, ne kete lloi mungese te theksuar dinjiteti dhe kjo vetem se nuk jemi besimtar por besojme vetem tek interesi yne i momentit…..

  • Kurse kur vjen Erdogani ne Shkoder e deklaron se ketu jam ne shtepine time eshte normale e KOSTA???

  • Jovan Vladimiri eshte versioni serb i shejtan Kozmait.E nisi jeten si vrases i shqiptareve,i shiti kuneterit bullgare tek greko-bizantinet,por bullgaret nuk jane si shqiptaret;E ftuan ne Prespe ku e ndeshkuan me te drejte.380 vjet pas vrasjes nje shpatull e ketij u cvarros ne Kraje dhe u soll ne kishen e shen Gjon gojartit ne shijon te Elbasanit.Ashtu si Ali pashe Tepelena ndertoi kishen e Kolkondasit per murgun grek antishqiptar Kozma etoliani,edhe princi shqiptar Karl Topia ndertoi manastirin e Jovan Vladimirit ne kishen e shen Gjon Gojartit.Sali Berisha nuk i ndertoi sot varrezat greke.Ka pasur edhe 1000 vjet me pare Sali Berisha,qe kane mbjelle cibane ne Shqiperi.Prandaj thone sot serbet se Serbia eshte deri ne Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *