Tenistja amerikane Serena Williams, fituesja e 23 grand slam në karrierë, një prej ikonave të këtij sporti, ka zhgënjyer në turneun e San Jose, ku ka nisur përgatitjet për grand slam të US Open.
Ajo është mundur 2-0 (6-1, 6-0) në 52 minuta lojë nga tenistja britanike Johanna Konta, në një ndeshje ku Serena ka luajtur shumë dobët, duke zhgënjyer.
Kurrë më parë në karrierën e saj Seerna Williams nuk e kishte mbyllur ndeshjen vetëm me një “game” të fituar, ndërkohë që 4 vite më parë ishte mundur 2-0 (6-0, 6-2) nga Halep dhe 20 vite më pare, po 2-0 (6-1, 6-1) nga Krueger.
“Ishte një ditë e keqe, shumë e keqe. Konta luajti mjaft mirë, lëvizte në fushë dhe përfitoi më së miri nga loja ime pa nerv. Në setin e parë nuk isha aspak e përqendruar në fushë, ndërsa rivalja shtoi besimin në forcat e saj. Ndoshta kjo mbetet ndeshja më e dobët e karrierës time.
Sigurisht që mund të luaj më mirë se kaq, por shoh me optimizëm përpara, pasi kjo ishte ndeshja e parë pas Wimbledon, ndaj do të vazhdoj punën“, tha Serena Williams, që në këtë takim bëri 25 gabime, duke bërë që publiku të heshthe nga kjo paraqitje zhgënjyese e idhullit të shtëpisë.
o.j/dita
