Një gol i shënuar, mbetet edhe një tjetër për rekordin. Shumë shpejt, Sergio Aguero do të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Manchester City.
Goli i tij numër 176 ka ardhur në ndeshjen kundër Crystal Palace në “Etihad Stadium”, por për të arritur rekordin 78-vjeçar të Eric Brook, do të duhet edhe një gol. “Perla” e radhës erdhi dhjetë minuta para fundit të një ndeshje që deri atëherë kishte qenë shumë e mirë për Manchester City, por jo për sulmuesin argjentinas.
Eric Brook është golashënuesi më i mirë i historisë së Manchester City me 177 gola, Sergio Aguero ka shënuar 176
Futbollistit më i mirë në fushë, Leroy Sane, dha një kros nga e majta dhe pasi Mamadou Sakho nuk arriti të largojë topin, Aguero pati mundësinë të shënojë nga një distancë e afërt me portën.
Ai u përqendrua më shumë se forca sesa te teknika, megjithatë arriti të mposhtë portierin Wayne Hennessey, pavarësisht se ky i fundit e preku topin por nuk arriti të dalë. Aguero e festoi golin e tij numër 176 me shokët e skuadrës teksa Guardiola e duartrokiti nga stoli.
