Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos la ‘rrufeshëm’ fushën në minutën e 73-të të sfidës mes Eibarit dhe Realit të Madrid. Skuadra po përpiqej për të gjetur golin e fitores pasi rezultati ishte 1-1, por kapiteni i “galaktikëve” vendosi të shkonte me vrap në tualet duke lënë me 10 lojtarë ekipin, pasi Zidane i kishte kryer të tre zëvendësimet.
Pas 5 minutash ai u rikthye në fushë duke i treguar trajnerit se çfarë i kishte ndodhur. Në konferencën për shtyp Zidane i qeshur shpjegoi gjithçka edhe për gazetarët. “Ramos, thjesht e bëri në brekë. Gjëra që ndodhin”.
Edhe vetë mbrojtësi me një postim në Instagram pranoi atë që kishte ndodhur duke shkruar: “Kur natyra të thërret…”.
https://youtu.be/tzEEKc52jW0
s.a/dita
