Seri bombash në Ditën e Pavarësisë, 66 të plagosur në Afganistan

J L

Një duzinë shpërthimesh goditën qytetin e Jalalabad këtë mëngjes, në Afganistan, në ditën e 100-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimet u shkaktuan nga bomba artizanale të vendosura në rrethe të ndryshme të qytetit.

Prej shpërthimeve ka patur të paktën 66 të plagosur.

“Njerëzit ishin mbledhur për të festuar Ditën e Pavarësisë dhe po argëtoheshin. Pas shpërthimit kishte njerëz të shtrirë në kudo”, tha një dëshmitar.

Seria e sulmeve, që pason sulmin kamikaz të së shtunës në Kabul gjatë një dasme ende nuk është ka patur përgjegjës.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *