Seria A / Një tjetër futbollist me koronavirus, pritet të izolohet gjithë ekipi

redaktor
1188981160

Sulmuesi serb i Fiorentinës, Dushan Vlahoviç në Serinë A, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Serbi nuk shfaqi simptoma, por rezultoi pozitiv, teksa klubi i Fiorentinës deklaron në një status në rrjetet sociale, se ai tashmë është në shtëpi.

Pas Ruganit të Juventusit dhe Gabbiadinit të Sampdorias, Vlahoviç bëhet lojtari i tretë i prekur nga koronavirusi, teksa bota e futbollit është prekur edhe në Angli me Mikel Artetën trajnerin e Arsenal dhe talentin anglez të Chelsea, Callum Hudson- Oddoi.

Pritet që edhe ekipi i Fiorentinës të vendoset në karantinë për shkak se Dushan Vlahoviç, ka qenë pjesë e stërvitjeve me bashkëlojtarët e tij, para se të rezultonte pozitiv.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *