Zyrtarisht konfirmohet seriali me 4 vrasje në aksin Holandë-Tiranë, ndërsa po verifikohen edhe disa krime të tjera ku viktimat janë po shqiptarë, në Holandë dhe Itali.
Të gjitha janë vrasje të kryera me plumba në kokë dhe gjoks, me preçizion tepër të lartë dhe që kanë një të përbashkët: Kodin e Mafias.
Hetuesit besojnë se nuk bëhet fjalë për hakmarrje të rëndomta apo konflikte rruge, por për një “biznes” të mirë në fushën e trafikut të drogës, femrave, armëve apo aktiviteteve të tjera dhe konvertimin e fitimeve në biznese të ligjshme apo pasuri të patundshme e më tej kontrollin e tyre.
Përfshirja e Salvatore Letizias në këtë serial, kapo i klanit mafioz të Kamorrës napolitane Piccolo-Letizia në Marcianise, përforcon më tej këto dyshime.
Nuk bëhet fjalë për vrasje të rëndomta apo killera të paguar, por një luftë e përgjakshme klanesh kriminale me gjuhën e Mafias, ku triumfon më i forti, i cili përfiton edhe “plaçkën e luftës”.
Dhe nga kjo betejë më e fundit duket se “fitorja” ka anuar nga klani italo-shqiptar.
Antimafia e Italisë e ka pasur të skeduar Salvatore Letizian si një kapo të klanit mafioz kamorrist të Letizia-Piccolo në Marcianise, i dyshuar për trafiqe të ndryshme dhe vrasje, disa herë i arrestuar. Madje në fillim të viteve 90-të ka humbur prindërit në një atentat nga klani Belforte, me të cilin prej shumë vitesh është në armiqësi.
Nga ana tjetër policia e Holandës e ka lënë të qartë në hetimet e saj se vrasja e Durim Sulkut (Ilirjan Sulaj identiteti i ndryshuar), ka ardhur për larje hesape mes bandave të trafikut të drogës apo femrave.
Pra nuk bëhet fjalë për një vrasje për hakmarrje, por për eliminim fizik për të kontrolluar territoret në Roterdam.
Këto dy fakte janë mëse të mjaftueshëm për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për ta hetuar betejën me 3 të vrarë si produkt i një rivaliteti kriminal, se sa si një hakmarrje të zakonshme apo konflikte banale.
Hetimet tregojnë se Besnik Sulku, vëllai i të vrarit Durim Sulku, i ishte vënë pas Mentor Lufit (Doçit) dhe Gerti Goxhajt prej më shumë se një viti. Po kështu rezulton se Besnik Sulku ka qenë hershëm miku i italianit Letizia, kapo i klanit mafioz kamorrist, që e drejtonte prej më shumë se 5 vitesh grupin e tij.
Hetuesit hedhin poshtë klasifikimin e 33-vjeçarit napolitan si një vrasës me pagesë, pasi po të ishte kështu mund të sillte një nga ushtarët e tij në Tiranë dhe të mos rrezikonte vetë.
Por fakti se Letizia ka zbarkuar në emër të Kamorrës në kryeqytetin shqiptar për të ndihmuar Sulkun, ka qenë përveçse hakmarrje, edhe një betejë për të fituar luftën e nisur dhe zotëruar të gjithë territorin./DITA

Rastesia ndodh qè me lakun e vogel pèr lepur tè zèsh ujkun.Policia ne gadishmèri i kapi vrasèsit shumè shpejtè nga herèt tjera.Ishte dita e Vuçiç.U dashka tè jenè ditèt tè gjitha tè tilla tè kapen kriminelèt dhe tè themi se policia eshtè nè gatishmèri tè pèrherèshme.
Ne qofte se drejtesia shqiptare gjykata e krimeve te renda e ka me srjozitet luften kunder krimit ,policia e dha proven e pare te shkelqyer te arrestimit te kriminelve te droges dhe femrave.Hetuesia dhe gjykata e krimeve te renda duhet te qe perveç denimit te ketyre trafikantve dhe te tjere ne gjithe shqiprine ,me çdo kusht duhet tu sekuestroi te gjithe ketyre plehrave qe jane bere me prona dhe vila e dyqane madheshtore prona te pista qe kullojne gjak ti sekuestroi te gjitha ,kjo eshte serjoziteti I shtetit ligjor ne shqipri.Njeriu I ndershem punon tere jeten dhe mezi bene nje shtepi dy dhoma dhe nje guzhine ,mere nje pension qesharak ,keto mbeturina qe vrasin ,vjedhin ,helmojne rinine me droge e trafikojn femra jetoin ne lukes ,kjo eshte marrzi.SHteti shqiptar duhet tu sekuestroi pasurine jo vetem keryre pore dhe te gjithe politikanve ,prokurorve dhe gjyqtarve qe nuk justifikojne pasurine qe kane.~~~~~~~~~~~~#
Fteri ke te drejte….po ishalla te degjone njeri !!!!!!!!
E kemi thene disa here dhe po e perserisim prap.
Qeveria per mendimin tone duhet qe me urgjence te aktivizohet ne kete drejtim me ane te projektligjeve dhe me vone ligjeve qe ne shqiperine tone kaq te vogel te mos egzistoje pasuri si shtepi ,vila, dyqane ,biznese te medha dhe te vogla qe jane ngritur dhe funksjonojne duke pasur ne themel gjakun e te pafajshmeve ,sidomos te femrave shqiptare qe akoma mbahen te lidhura me zinxhir nga tutoret shqiptare.Ketu duhet te jepet nje mesim shembullor per tu prere rruga njehere e mire,ndryshje ne shqiperi kurre nuk do te kete qetesi,lerini njesimet me vendet e medha si Italia ,Anglia,Hollanda etj se nuk ka fare lidhje,shqiperia eshte nje grushte dhe te gjithe jane te njohur midis njeri tjetrit.
ligji antimafia eshte ne fuqi po maliqi e perdor sipas qefit,,,,,,,,!!!!!!!!!!