Seriali korean që parashikoi koronavirusin, përputhshmëria është e habitshme

J L

Pavarësisht se ishte i aq afër epiqendrës fillestare kineze të shpërthimit të koronavirusit, reagimi i shpejtë nga qeveria e Koresë së Jugut siguroi që të menaxhohej shumë mirë situata, duke regjistruar më pak se 10,000 raste dhe 139 vdekje deri tani, në një popullsi prej 50 milionë banorësh.

Reagimi i popullit korean ndaj krizës ka qenë i suksesshëm për një numër arsyesh, veçanërisht vullneti i popullatës së përgjithshme për të pranuar masat e  karantinës dhe vetizolimit herët.

Por tani mendohet se ata mund të kenë pasur informacion rreth virusit, që më parë.

Kjo hipotezë vjen si pasojë e serialit korean të Netflix, të vitit 2018 “My Secret Terrius”, i cili pavarësisht se bazohej më shumë rreth një komploti qeveritar, në të vërtetë transmetoi një episod të vendosur në një spital, ku njëri prej pacientëve është i prekur me “një koronavirus mutant” që ishte manipuluar nga njerëzit për të qenë veçanërisht vdekjeprurës.

“Dikush e krijoi atë për të rritur shkallën e vdekshmërisë në 90 përqind,shifër më e lartë se epidemia e MERS.” thotë një doktor në serial.

“Virusi u manipulua për të sulmuar mushkëritë, vetëm brenda pesë minutave nga ekspozimi dhe se nuk ka një vaksinë ndaj tij. Ai ka një periudhë inkubacioni 2-14 ditë”, thuhet më tej.

Shihni videon për më shumë.

j.l./ dita 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *