Seriali më i ndjekur në Shqipëri, aktorët turq përloten në episodin e fundit
Share
SHARE
Mbrëmjen e djeshme përfundoi seriali më i preferuar në Turqi “Erkenci Kus” me protagonistët Can Yaman dhe Demet Ozdemir i cili është ndjekur në shumë vende të botës, veçanërisht në Itali.
Dje u transmetua episodi i 51-të dhe i fundit i serialit në televizionin turk dhe finalja përloti aktorët me fundin romantik të dashurisë së Xhanit dhe Sanemit.
Pas mbylljes, aktori i njohur Can Yaman bëri një dedikim dhe falenderim për aktoren Demet Ozdemir, ndërsa e cilësoi dyshen Xhan-Sanem si më të mirën që ka parë kinematografia turke.
“‘Erkenci Kus’ nuk ishte i famshëm vetëm këtu, por në shumë vende të botës, ishte një fenomen që mori çmime, ishte unik. Nuk e di nëse një serial i tillë vjen sërish në ekran, por nëse ndodh një dyshe kaq shumë, shumë, shumë e mirë sa ne të dy është e vështirë të jetë. Falenderoj shumë Demet Ozdemir me të cilën iu përkushtuam çdo skene, mbushëm çdo boshllëk, ajo i dha energji të gjithë grupit të punës dhe na bëri të qeshim me batutat e saj”, shkruajti Can Yaman.
lol