Serie A dhe monotonia e 20 skuadrave, fitojnë vetëm dy qytete

Gazeta Dita

Ky që do të fillojë këtë fundjavë do të jetë kampionati numër 116 i Serie A, i 86-i me një grup të vetëm dhe i 19-i me 20 skuadra. Pikërisht mbi kampionatet e Serie A me 20 skuadra është zbuluar një statistikë interesante. Ai i ardhshmi, siç u tha, do të jetë i 19-ti me 20 skuadra. Duhet përmendur fakti se vetëm 4 skuadra kanë marrë pjesë në të gjithë kampionatet me 20 ekipe dhe këto janë: Fiorentina, Inter, Lazio dhe Milan.

Mbas tyre vijnë Juventus dhe Roma që do të zhvillojnë kampionatin numër 18 me 20 ekipe, ndërsa Atalanta dhe Sampdoria do të luajnë atë të 17-in. Udinese dhe Palermo ndjekin me 16 kampionate, para Bologna dhe Genoa, që do zhvillojnë kampionatin e tyre të 15-të me 20 skuadra.

Gjithashtu, duhet përmendur edhe e dhëna që ka të bëjë me fituesit e kampionateve të Serie A me 20 skuadra, ku në 18 edicione kanë triumfuar vetëm 4 ekipe që i përkasin dy qyteteve të vetme. Në fakt, kjo listë drejtohet nga Juventus me 8 tituj (1950, 1952, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016 dhe 2017), më pas vjen Inter (me 5 tituj: 2006, 2007, 2008, 2009 dhe 2010), Torino (2, në 1947 dhe në 1949) dhe Milan (2, në 1951 dhe në 2011).

Duhet përmendur edhe se, nga momenti që Serie A është kthyer me 20 skuadra (2004-05), titulli është fituar gjithmonë nga 2 skuadra (Juventus dhe Inter) me përjashtim të 2011-ës, kur “scudetto” është marrë nga Milan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *