Projektligji për Policinë e Shtetit vazhdon që të shkaktojë debate.
Edhe gjatë seancës së sotme në Kuvend, kur pritet që ky ligj të mirtaohet, ka pasur kundërshti dhe pakënaqësi.
Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka thënë se ka sërish rezerva për ligjin.
Por, ai tha se do ta votojë atë.
“Personalisht mund të kemë rezerva të vogla, por unë jam opitimist se është vullneti i duhur dhe gjërat të riparohen. Ligjin do ta përshtasim kohë pas kohe”, tha Ndreu.
Ndërkohë, deputeti i LSI-së, Luan Rama, ka ngritur disa pyetje për ministrin Saimir Tahiri.
“Si e garanton pr/ligjin motivimin në karrierë për punonjësit e rinj të policisë së shtetit. Është hequr grada nëninspektor dhe kryeinskeptor.
Çfarë ndodh me një punonjës policie kur i mbaron afati i qëndrimit në një gradë dhe nuk fiton dot një gradë më lart?”, ka pyetur Rama.
“Janë hequr dy grada të cilat ishin fiktive.
Kemi ndryshuar filozofinë e rritjes në karrierë, jo më sipas postit, por sipas meritës.
Nëse duhet të punosh në Ministrinë e Rendit patjetër duhet të kesh një gradë të lartë, tani s’është detyrim”, u përgjigj Tahiri./b.l
Saimir si minister i brenshem me i sukseseshmi ne historine e shqiperis,si u vra me automatik nje grua 35 vjecare ne diber, apo tani qe krimi po kercen me politiken po e kupton akoma me mire pozicionin qe kishte kolegu juaj Flamuri i kukesit….nejse i thuaj Ed Rames te na flas pak vjedhjen e bankes se Fullanit se po hapen fjale se ai po e mbron me tere forcen qe i jep karriga e k/ ministrit…tung o djale caplitu e bej ndonje lek e mos e lere baban me traste ne krah per te bere para me aspirina kundravajtje.