Sërish drogë në Gjirokastër, arrestohet poseduesi

redaktor

30 kg kanabis janë bllokuar nga policia e Gjirokastrës. Të sinjalizuar në rrugë operative, blutë e komisariatit të këtit qyteti kanë organizuar një aksion blic duke bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe arrestimin e poseduesit, Letjon Kadena. Autori ka tentuar të çajë postobllokun e ngritur duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.

Nga burime policore mësohet se droga ishte marrë në Lazarat dhe kishte si destinacion tregun grek. Policia ka bllokuar mjetin me targa FR 6055 B dhe sasinë e drogës ndërkohë që ka nisur procedimin penal për Kadenën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *