Tifozët e Bayern-it nesër nuk do të mësojnë vetëm emrin e trajnerit të ri, por edhe diagnozën për dëmtimin e mesfushorit Franck Ribery.
Gjatë ndeshjes së sotme me Hertha Berlin-in, duke stopuar topin, francezi dëmtoi gjurin dhe nuk mund të ecte dot. 34-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha. Ai tregoi edhe një herë se fizikisht ka shumë probleme dhe ndoshta trajneri Carlo Ancelotti nuk ka pasur faj që e ka aktivizuar pak. Mosha bën të vetën, kështu që Bayern duhet të ndërhyjë në merkato.
Sipas gazetës bavareze “TZ”, Ribery rrezikon të humbasë ndeshjet e vitit 2017 dhe madje të mungojë më shumë se portieri Manuel Neuer, i cili do të rikthehet në janar.
Ajo që duhet theksuar është edhe përplasja e veteranit Ribery me trajnerin e përkohshëm të rekordmenëve, Willy Sagnol, gjatë lojës. Tensioni në Mynih vazhdon…
