Ndërsa deputetët e parlamentit të Kosovës po mbanin fjalimet e tyre pro e kundër kandidaturës së Thaçit për president, në sallë sapo është sërish gaz lotsjellës nga deputetët e opozitës.
Seanca është ndërprerë, deputetët lëvizën nga vendet dhe salla po boshatiset.
Ishte një gjest i pritshëm, edhe pse vijimi i diskutimeve u duk sikur po e çonte seancën drejt një rrjedhe me debate, por pa gjeste si ky i gazit, tashmë “traditë” në sallën e Kuvendit.
