Vijojnë lëkundjet e tërmetit në Greqi ku më herët gjatë ditës së sotme u regjistrua një tërmet me magnitutë 6.3 të shkallës Rihter.
Sipas qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, një tërmet me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter u regjistrua vetëm pak minuta më parë.
Epiqendra e lëkundjeve rezulton të jetë 30 kilometra në perëndim të Larisës dhe 17 kilometra në perëndim dhe jugperëndim të Tyrnavos. Thellësia e vatrës sipas EMSC ishte 2 km.
h.b/dita
