Sërish lëkundje tërmeti në veri të Shqipërisë

redaktor

Pas lëkundjeve të pasdites së të hënës, një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesnate në Malin e Zi, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në veri të Shqipërisë.

Tërmeti është regjistruar në orën 01:58 minuta, me epiqendër 16 kilometra në lindje të Podgoricës, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane.

E njëjta zonë u godit nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë gjatë orëve të pasdites së të hënës, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë.

Nuk ka raportim për dëme materiale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *