Sërish mallkime në sallën e gjyqit, shtyhet seanca për “xhihadistët”

Saimir Lleshi

Seanca e radhës ndaj rekrutuesve të shqiptarëve për në Siri u shty. Shkak u bë pasi dy prej të akuzuarve, Gerti Pashja dhe Bujar Hysa janë larguar nga salla e gjyqit.

Ata kërkuan të njihen me aktet e shtyrjes së afateve të hetimit. I akuzuari tjetër, Fadil Myslimani i njohur për deklaratat e tij, në seancën e sotme nuk e kishte vetëm me politikanët, por me krejt shtetin.

Allahu e shkatërroftë këtë shtet”, tha ai në sallën e gjyqit. Seancat gjyqësore ndaj nëntë të pandehurve të akuzuar për rekrutim të luftëtarëve në Siri, janë shoqëruar shpesh me tone të ashpra, duke shkaktuar edhe dështimin e seancave.

Ende nuk dihet se pse ata braktisin sallën e gjyqit, duke shkaktuar edhe zvarritjen e procesit. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *