Sërish me festa të ndara

Dita

Përshëndetje, stafi drejtues i DITA dhe z.Thano! Edhe sa vite do të festojmë të ndarë ne shqiptarët?! Kemi 25 vjet që festat e 28-29 Nëntorit i festojmë të ndarë. Sipas të djathtës jemi çliruar më 28 Nëntor, kurse për të majtën jemi çliruar një ditë më vonë më 29 Nëntor. Në asnjë vend në botë nuk ndodhin gjëra të tilla, edhe festat nuk na bashkojnë dot ne shqiptarët. Pse nuk e thonë fjalën e tyre historianët më të vjetër, apo veteranët e luftës që ende janë gjallë të thonë fjalën e tyre duke mos e politizuar pa i dhënë ngjyrime politike kësaj date! Turp dhe vetëm turp, brezat e ardhshëm kanë për të na mallkuar për këto që po bëjmë! Gjithsesi ne na mbetet që këto festa t’i kalojmë sa më gëzuar. Mbetemi me shpresë se edhe ky ngërç do të zgjidhet! Me repekte, Ali Gjoni, Tiranë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *