Vala e ndryshimeve të mëdha në televizionin Top Channel vijon sërish.
Mediat raportojnë se drejtori i informacionit do të bëhet gazetari Sokol Balla, i cili e ka mbajtur më parë këtë post.
Burime për Anabel pranë Top-it bëjnë me dije se Balla do të marr postin e drejtorit të Informacionit të deritanishëm Bledar Zaganjori.
Pak ditë më parë Drejtoreshë e Përgjithshme u vendos Vjollca Hoxha, e veja e themeluesit të kanalit në fjalë.
