Sërish “përplasje” mes KLD dhe Naços, refuzohen për së dyti kërkesat e ministrit  

anazapta

Vijojnë “përplasjet” mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. KLD ka hedhur sërish poshtë disa kërkesa që ministri Nasip Naço kishte propozuar që të futeshin në rendin e ditës. Bëhet fjalë për tri çështje, të cilat Naço ia ka dërguar nënkryetarit të KLD, Elvis Cefa, për shqyrtim më prioritet.

1. Nisje e procedurave për shkarkimin nga detyra të inspektorit të KLD-së, Arjan Qafa mbi bazën e materialit të ILDKPI-së

2. Emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës

3. Shqyrtimin e kërkesës së ish-Kryetares së Gjykatës së Lartë, znj. Shpresa Beçaj, për emërimin e saj në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë.

KLD i ka kthyer mbrapsht të tri kërkesat me argumentin se në protokollin e KLD ato nuk janë paraqitur me firmë të ministrit, por të zëvendësministrit si dhe janë dërguar me vonesë. Sipas KLD kërkesat nuk janë nuk është paraqitur para afatit ligjor prej 48 orësh, çka e bën të pamundur përfshirjen e tyre në rendin e ditës në mbledhjen e nesërme.

Pak ditë më parë, Ministria e Drejtësisë i kërkoi KLD-së shkarkimin e disa gjyqtarëve të akuzuar për fshehje pasurie, mes të cilëve Gjin Gjoni. Por KLD e refuzoi në unanimitet kërkesën e ministrit Naço.

Share This Article
4 Comments
  • O sipi ore,o edi ore,po nuk po kjptoni qe 11 e saliut po tall mender sumen e topet me ju,lenshi nam jeni bere gazi i botes,hallall 11 shes me kapiten musteqe nishanin me gjys trupi,po ju mund.

  • Ky quhet bllokim institucional.Eshte tager e parlamentit c`bllokimi i tij sipas kushtetutes.Emerimet e gjyqtareve dhe vendimet e tjera te rendesishme i merr ne dore parlamenti deri ne riformimin e KLD-se.

  • Vazhdon seriali i lutjeve të oportunopacifizmit majtist për kld-në e saliut? Kësaj metode të zgjidhjes se problemeve jo nga koka por nga bishti po ja vë emrin “pederasti politike”? Ndaç pranojeni,ndaç jo? S’më kërcet hiç? Por meqënëse s’dini të bëni reforma burrërore bëni një gjë që ju shkon përbukuri,- “ktheni prapanicën”!?

  • po mire nishanliu dhe Cefa e dine se po ju mbaroje mandati nuk do te puthin me funksione publike po keta gjyqtare qe sherbejne ne KLD nuk i kuptoje pse e kruajne sumen me zumpare. nje eshte aresyeja: jane aq te korruptuar sa kane vendosur te mbahen me thonje deri sa tu keputen se po te kishin minimumin e integritetit do te jepnin doreheqjen ose do te ishin te arsyeshem ne votim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *