Ish-kreu i policisë bashkiake, ende në polici. Pritet arresti?

Leda Hysa

Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha vijon të jetë në policinë e Tiranës që prej shoqërimit të tij mbrëmjen e kaluar, por ende nuk ka zhvillime për statusin e tij.

“BalkanWeb” raporton se Hoxha është marrë në pyetje disa herë për protestën e djeshme por nuk i është komunikuar ende arresti.

Hoxha po hetohet lidhur me protestën e opozitës para Kryeministrisë dhe veprimet e dhunshme të ndodhura gjatë saj.

Hoxha është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë, ndërsa akuzohet për thyerje të qetësisë publike dhe shkatërrim prone.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *