Vijon rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus pasi brenda 24 orëve janë regjistruar 1,124 raste të reja me COVID-19 dhe raportohet se betejën me sëmundjen e kanë humbur 14 qytetarë.
Gjatë këtyre orëve janë kryer 4254 testime në total. Sakaq, janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Qytetarët që kanë humbur betejën me koronavirusin në spitalet COVID janë 6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
408 raste në Tiranë, 97 në Lushnje, 79 në Kavajë, 72 në Elbasan, 32 në Shkodër, nga 31 raste në Fier, Kurbin, Mallakastër, nga 27 raste në Krujë, Tepelenë, nga 22 raste në Lezhë, Berat, 20 në Kukës, nga 17 raste në Durrës, Vlorë, 16 në Sarandë, nga 14 raste në Ura Vajgurore, Gramsh, 12 në Kuçovë, nga 11 raste në Librazhd, Malësi e Madhe, nga 9 raste në Mirditë, Mat, nga 7 raste në Korçë, Divjakë, nga 6 raste në Has, Kamëz, Gjirokastër, Peqin, Patos, nga 5 raste në Pukë, Përmet, nga 4 raste në Delvinë, Dibër, nga 3 raste në Vau i Dejës, Bulqizë, Memaliaj, nga 2 raste në Devoll, Tropojë, Pogradec, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Konispol, nga 1 rast në Belsh, Prrenjas, Roskovec, Klos, Poliçan, Libohovë..
COVID-19 – Statistika (7 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1124
Të shëruar në 24 orë 569
Të shtruar në spitale 437
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 4254
Testime totale 386,195
Raste pozitive 85,336
Raste të shëruara 51,444
Raste Aktive 32,432
Humbje jete 1460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18708
Fier 2789
Durrës 1721
Elbasan 1582
Shkodër 1544
Vlorë 1454
Lezhë 1162
Korçë 989
Berat 911
Gjirokastër 675
Kukës 484
Dibër 413
h.b/dita

Te gjitha spitalet dhe ato Private po punojne vetem me covid…ka mijera te shtruar e mijera ne shpi…industri fitimprurese…..mbyll kafet se humbjet do jene me te vogla …..kujton se mban me buke kamarueret po nderkohe mijera familje po rrenohen ekonomikisht….
Bobo, sa gjynaf !
Vendosni maskat kudo qe shkoni se maska ju mbron nga virusi
Vetem maska ju mbron nga ky virus
Sidomos te rinjte, mos e merni me shaka, por vendosni maskat dhe mos u ulni brenda ne kafene,
por uluni ne tavolinat jashte , dhe jeni ne regull
Suksesi i ekipit te experteve tone po shihet cdo dite! Bythelepires e asgje tjeter!
Me nje show vaksine ajoComo na i dha fund epidemise!
Shqiperia buzeqesh. Jemi 58 here me mire se Italia dhe 16 here me mire se Gjermania. Pse? Se keni keyeminister Edi Ramen.
Keto shifra jane propagande.
Beni gabim ju gazeta qe i botoni pa nje qendrim
Pushteti e ka luksin te bej prpagande. Aq me teper kur nuk ka ç’fare t’i ofroje popullit. Por eshte opozita ajo qe duhet te japi vizionin e saj per situaten dhe alternativat e zgjidhjes. Deri tani nuk po shohim gje ne drite as nga opozita per kete çeshtjen e covidit.
Tani po menaxhohet mirë situata: bëjmë sikur mbajmë maskë, sikur mbajmë distancë. Kur na zë kovidi, e tregojmë pasi ka kaluar. Shalëgjati shyqyr që nuk po na shantazhon më. 50% e Tiranës e ka kaluar infeksionin.
O njerez nuk behet shaka me kete virus, lereni politiken se ajo ushqim tw tille dot.
Ruani veten dhe zbatoni porosite e eksperteve. Ketu ne Shba kemi Faucin dhe ju atje keni tuajet, degjojini dhe mos u merrni ore e cast me qeverine
Fauci ekspert???
Metamorfoza diabolike dhe idioteske e Anthony Faucit (varianti amerikan i Piperos së Edi Ramës), gjatë epokës “covid19” ….
– 26 shkurt 2020: “Maskat nuk janë aspak efektive!”
– 19 mars 2020: “Maskat të mbrojnë 80% nga covid19-a!”
– 29 mars 2020: “Përdorimi i dy maskave siper njëra-tjetres të mbrojnë 94 % nga virusi i covid19-es!”
– 22 prill 2020: “Nuk ka asnjë provë shkencore se dy maska siper njera-tjetres, janë efektive kunder virusit të covid19-es!”
– 15 qershor 2020: “Është fenomen i dëmshëm përdorimi i maskave me tekstuele të dizenjuara por që nuk kanë sistem filtrues të liçensuar nga autoriteti shëndetsor i liçensimit!”
– 19 qershor 2020: “Ç’do lloj maske është efektive në parandalimin e marrjes se virusit të covid19-es.”
Vitamine D, zinc,vitamine C , uje 3litra( ne qofte se nuk keni probleme kardiake) dalja ne ajr se mbrnda shtohet ngarkesa me kovid ( charge virale) duke thirrur ajrin plot virus., antibiotik type makrolid ne qofte se keni kolle, edhe antithtombotik.