Sërish të shtëna në Bruksel

Dita

Policia belge ka gjetur gjurmë gishtërinjsh të të arratisurit kryesor të kërkuar për sulmet e nëntorit të kaluar në Paris, pikërisht në vendin ku u shënua një shkëmbimzjarri gjatë operacionit të forcave antiterroriste me të dyshuarit në ndjekje.

Lajmi bëhet i ditur këtë të premte, teksa rrjeti televiziv publik belg njofton se Salah Abdeslam mund t’i ketë shpëtuar “fijen e perit” kapjes.

Ndërkohë, aktualisht ka pasur të shtëna të tjera gjatë një tjetër operacioni antiterror në lagjen Molenbeek të kryeqytetit belg.

Zyra e prokurorit federal të Belgjikës zbuloi gjithashtu se algjerian i vrarë gjatë bastisjes antiterror në një apartament të Brukselit, gjatë ditës së martë, me shumë gjasa ka qenë një prej njerëzve më të kërkuar të hetuesve francezë dhe atyre belgë, në lidhje me sulmet e Shtetit Islamik në Paris, më 13 nëntor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *