Sërish të shtëna në Paris, një i plagosur

redaktor

Një person i armatosur ka hapur zjarr duke lënë një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një restoranti në zonën e Bastille, në Paris,  rreth orës 6 pm (me orën lokale).

3

I plagosuri mësohet se ka marrë plagë në bark, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai u qëllua jashtë një eterie të quajtur Chez Papa në Boulevardin e Bastille. Autori është parë duke u larguar, por më pas policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

4

Ende nuk dihet shkaku i të shtënave, megjithatë mediat franceze e kanë raportuar incidentin si një “arsye e përshkallëzuar.”

“Ne nuk kemi emra për ata që janë përfshirë,” tha një zëdhënës i policisë. Burimet policore thanë se incidenti nuk është i lidhur me terrorizmin.

2

Kryeqyteti francez është në gatishmëri të plotë pas sulmeve shkatërruese terroriste të vitit të kaluar.

Të shtënat vijnë rreth katër muaj pasi një celulë e Shtetit Islamik vrau 130 njerëz të pafajshëm në një seri sulmesh nëpër Paris.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *