Policia e Tiranës ka nisur arrestimet mëngjesin e sotëm tek Unaza e Re, aty ku banorët protestojnë prej një viti kundër shembjes së banesave të tyre.
Partia Demokratike që ka mbështetur gjatë gjithë kohës kauzën e tyre, deklaron se personat e ndaluar nga policia janë ndër zërat kryesorë të protestës.
Edhe në këto momente forcat e policisë ndodhen atje, ndërsa banorë të tjerë po mblidhen në vendin ku protestojnë prej muajsh.
PD ka publikuar edhe videon e momentit një personi, të quajtur Skënder Doda.
j.l./ dita
