Një tjetër tërmet është regjistruar sot në vend. Lëkundjet janë ndjerë në orën 17:09 minuta rreth 38 km larg Tiranës dhe rreth 6 km larg Elbasanit.
Sipas EMSC, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.6 dhe një thellësi prej 2 km.
Kjo është lëkundja e dytë brenda 24 orësh, pasi mbrëmë, në orën 21:05 u regjistrua një tërmet me magnitudë rreth 3 ballë me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
M.H/ Dita
