Sërish viktima në ishullin Lesbos në Greqi, 24 të vdekur

Saimir Lleshi

Të tjera viktima janë regjistruar në ishullin Lezbos në Greqi. Mijëra emigrantë përdorin ngushticën midis Turqisë dhe ishullit grek për të kaluar transit në drejtim të Evropës.

Shpesh, barkat janë të mbingarkuara, çka sjellin edhe tragjeditë në fjalë. Të paktën 16 viktima janë regjistruar orët e fundit, ndërsa rreth 30 tjetër rezultojnë të zhdukur.

Kjo tragjedia në barkën e parë, ndërsa në një barkë tjetër janë regjistruar edhe tetë viktima të tjerë, midis të cilës 5 fëmijë dhe një grua. Autoritetet bëjnë me dije se 15 minorenë të tjerë, të moshës midis tre muaj dhe 15 vjeç, janë dërguar menjëherë në spital për shkak të hipotermisë.

Qindra forca të kërkimit shpëtimit greke janë vënë në punë për shpëtimin e emigrantëve, ndërsa ata ndihmohen edhe nga vullnetarë. Qindra persona kanë gjetur vdekjen në përpjekje për të kaluar këtë ishull, ndërsa me ardhjen e dimrit situata përkeqësohet edhe më tej. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *