Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Për ambasadorin, z. Lu! Me gjithë respektin për ju dhe shtetin që përfaqësoni, kam vërejtje për dy probleme. E para, para disa kohësh shpallët një listë me të inkriminuar e të korruptuar që të mos shkelnin në tokën e SHBA. Megjithatë ju pritët në Amerikë dy kriminelë të njohur, Bashën e Mediun. E dyta, shqiptarët ju kanë parë të shkonit shpesh tek SHQUP-i, tek famëkeqi Berisha dhe tek Basha. Shpresonim se po na ndihmonit për miratimin e reformës në drejtësi. Por ja ç’ndodhi. U mor vesh se PD-ja nuk e do këtë reformë. Atyre u djeg se ndër ta ka shumë të korruptuar. Mos vallë ju po i mbani ata me serum? Është mirë që t’i sqaroni publikisht shqiptarët për këtë gjendje. Me konsideratë për gazetën Dita! Përshëndetje nga Gj. Mata, Tiranë.
