Server: Politikanët e korruptuar duhet ta paguajnë çmimin e drejtësisë

Saimir Lleshi

Eksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin, Daniel Server thotë se Maqedonia duhet të gjejë një zgjidhje për krizën politike, për të mos rrezikuar procesin eurointegrues.

“Maqedonia ka bërë një udhëtim të gjatë drejtë BE-së dhe akoma nuk i ka arritur qëllimet. Por është e rëndësishme të mbani mend se, hapi final i pranimit në NATO dhe BE – nuk është më i rëndësishëm se sa miratimi i reformave të kërkuara për ta arritur këtë qëllim”, thotë ai.

Sipas tij, zgjidhja politike duhet të arrihet, jo nga frika e izolimit ndërkombëtar, por për hir të qytetarëve të saj.

“Maqedonia duhet ta zgjidhë krizën e saj jo për dikë tjetër, por për hir të qytetarëve të saj. Është e qartë se afera e përgjimeve dhe çështjet e lidhura me të janë një pengesë serioze për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Kjo është shumë e keqe, pasi sipas mendimit tim, ky shtet kohë më parë ishte kualifikuar në mënyrë të qartë si një anëtare e NATO-s”, thekson ai për agjencinë e lajmeve INA.

Server shprehet se gjitha akuzat për krim dhe korrupsion të cilat dalin nga përgjimet duhet të shqyrtohen nga drejtësia.

“Politikanët e korruptuar duhet të presin që të japin llogari dhe të paguajnë çfarëdo çmimi për të cilin vendos sistemi gjyqësor”, shton ai.

Share This Article
1 Comment
  • E kush do tu a jape cmimin per te paguar ketyre hajduteve te pasurise se popullit? Ata jane te gjithe ne politike.e nuk e denojne njeri tjetrin. Rama ka frike nga hija e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *