Serveri i tatimeve, Cani: Janë zbatuar të gjitha rregullat

redaktor

Ish ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka marrë pjesë në komisionin hetimor për serverin e tatimeve. Ai është shpreuhr se ka zbatuar të gjitha rregullat, përfshi edhe ruajtjen e konfidencialitetit.

“Nuk ishte bërë ndonjëherë testimi i sistemit të sigurisë në serverin e tatimeve. Mu dha sinjal nga auditi për rimbursimin e TVSH-së, sipas të cilit kishte dyshimet për raste të veprimeve në sisteme të paautorizuara. Janë zbatuar të gjitha rregullat, përfshi edhe ruajtjen e konfidencialitetit”, është shprehur Cani.

I pyetur nga komisioni mbi përzgjedhjen e njerëzve në këtë grup kontrolli, Cani duke lënë të kuptohet se nuk mban përgjegjësi, tha se është bërë nga këshilltari Panajot Gjiknuri, drejtori i kabinetit Spiro Brumbulli dhe Arbër Lleshi, drejtor i përgjithshëm i shërbimeve në ministrinë e Financave.

Në mbledhjen e komisionit dhjetë ditë më parë, Cani nuk morri pjesë, teksa vartësit e tij janë shprehur, se ai ishte i vetmi që kishte dijeni.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *