Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi ka reaguar ashpër pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga salla e parlamentit, ftoi shqiptarët që të rrëmbenin armët kundër rendit kushtetues.
Servet Pëllumbi deklaron për Shqiptarja.com se, Sali Berisha kërkon një ‘97 të dytë, për të mbuluar të gjitha krimet ekonomike dhe njerëzore që ka konsumuar, gjatë karrierës së tij politike. Sipas tij, destabilizimi i vendit është një çështje ekzistenciale për Sali Berishën.
Pëllumbi i bën thirrje Prokurorisë Shqiptare që të thërrasë urgjent Sali Berishën, për konsumimin e veprës penale, të thirrjes për armatosje kundër rendit kushtetues.
“Është një thirrje antikushtetuese. Është një vepër penale, sepse është thirrje për armatosje kundër rendit kushtetues. Prokuroria duhet ta thërrasë urgjent dhe ta marrë të pandehur. Kërkon të destabilizojë vendin. Kërkon një ’97 të dytë për të mbuluar krimet e tij. Çështja e destabilizimit të vendit është një çështje ekzistenciale për Sali Berishën, për të mbuluar krimet që ka bërë. Është përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë”, thotë Servet Pëllumbi. Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë e lexon thirrjen e Berishës si një paralajmërim, për luftë civile. Pëllumbi shprehet se, institucionet e shtetit duhet të vihen menjëherë në lëvizje, ndërsa prokuroria është në provë.

Berisha eshte aty dhe flet marreziar qe vetem ai mund ti thote pikerishe se politiken shqipater e kane zaptuar ne vazhdimesi vemje si puna e jote. Po te te kishe karakter qepje gojen dhe rrije prapa perdes.Jeni ju vemje qe ushqeni me oksigjen psikopate diktatore si enveri saliu, ramiu…
Shpendi plak eshte bere dhe analist tani dhe si ngelet kohe per te luajtur domino.
Flet ‘filozofi i krimit’ Servet Katovica!?
Ku ke qene 25 vjet ti ‘bej efendi’ kur dhenderri serb Sali digjte vidhte e bente baderdine ne ish te ashtuquajturen SHQIPERI!Krimin ‘nuk e mbulon Saliu’ po ja kini mbuluar TI,NANOT BUSHAT,BLUSHAT E KARABUSHAT DUKE PROPOGANDUAR TEORI ANTISHQIPETARE QE :::’Sikur fatet e ‘bagetive’ shqipetare na qenkan vendosur ne Katovice ne emer te ‘ZOTIT’ qe JU TE VIDHNI PERDHUNONI E VRISNI 25 VJET E SHQIPETARET TU NGREJNE EDHE PERMENDORE PAS VDEKJES!
‘Te shpronesohet shpronesuesi’ MARKS