Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi ka qenë i pranishëm në Peqin, në krah të kandidatit socialist, Alfred Peza. Kjo ka qenë dalja e parë e tij në këtë fushatë. Duke folur përpara të pranishmëve, Pëllumbi tha se Peqini do nderojë veten dhe Alfredin. Pëllumbi tha se kjo qeveri nuk po jep llogari për tetë vite të qeverisjes. Më tej ai tha se tha se një faktor që favorizon socialistët janë edhe programi i mirë dhe kandidatët e përzgjedhur. Po ashtu ai ka theksuar se një faktor pozitiv është edhe largpamësia e PS për të krijuar një koalicion të madh me 37 parti. Por profesori socialist u ka bërë thirrje të majtëve që të mos lejojnë euforinë që të gërryejë fitoren, duke menduar se ajo është e sigurt.
Fjala e plotë e Pëllumbit:
Është fakt të them që ndihem shumë i kënaqur dhe shumë i privilegjuar që jam sot midis jush. Është dalja ime e parë në këtë fushatë dhe me propozimin që më bëri Alfredi për të ardhur këtu në Peqin, unë u tregova i gatshëm menjëherë sepse e di që Peqini do të nderojë veten e vet dhe Alfredin. Gjithashtu jam shumë i gëzuar që e shoh këtë sallë të mbushur plot ku përfaqësohen të gjitha brezat në harmoni me njëri – tjetrin dhe me entuziazmin karakteristik që ka kjo fushatë. Entuziazmi që ju po tregoni, ashtu sikurse edhe në mbarë Shqipërinë ka shpjegimin e vet dhe nuk mund të lerë pa e bërë pjesëmarrës gjithkënd, të rinj dhe të vjetër. Realisht këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë. Jo më kot, edhe në Kushtetutë, edhe në praktikën e demokracisë, njihet rotacioni çdo katërt vjet. Pra, çdo katërt vjet populli ka të drejtën të bëjë bilancin e vet, të gjykojë për atë që ka zgjedhur, për pushtetin që ai ka zgjedhur dhe të vendosë për të ardhmen e tij. Ky është pushteti përfaqësues që rrjedh nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, ashtu siç duhet të jetë.
Nëse nuk ndodh një rotacion, nuk ka demokraci. Pra, rotacioni është përgjegjësia e popullit një herë në katër vjet për pushtetin e vet. Prandaj, në këtë kuptim, demokraci pa rotacion nuk ka. Çfarë ka ndodhur realisht tek ne? Tek ne ka ndodhur që janë bërë marifete nga më të ndryshme për të qëndruar një garniturë e pushteti, për të qëndruar edhe më tej. Vetë praktika provon që kur ndodhin procese të tilla, kur ndodhin manipulime të tilla, në radhë të parë e paguan populli. Edhe populli pavarësisht nëse e thotë ose jo, kur vete tek kutia e votimit, bën zgjedhjen më të mirë, dhe kjo e nderon popullin.
Nëse do të gjykojmë pak me gjakftohtësi. Nëse do të shtrohen pyetjet ku mbështet besimi jonë për fitoren në këto zgjedhje? Cilët janë faktorët favorizues që na ndihmojnë në këto zgjedhje? Cilët janë faktorët që nuk e favorizojnë dhe duhet t’i njohim, dhe gjatë fushatës të mund të zvogëlojmë faktorët jofavorizues.
Faktor favorizues për ne është vete populli. I cili di të mbajë shënimet e veta pa pasur letër përpara. Këto shënime që mbahen në kujtesën e popullit bëjnë historinë. Këto janë shënimet reale, këto e çojnë përpara ose e çojnë prapa demokracinë dhe populli ynë gjatë këtyre 8 viteve e ka mbushur plot kujtesën e tij me shënime të kësaj natyre sepse e ndihmon vetë pushteti, vetë fushata që po bën PD dhe Sali Berisha. Si rregull, kudo në botë, kur bëhen fushata zgjedhore, forca politike që ka pushtetin në radhë të parë duhet të japë llogari përpara popullit, çfarë ka premtuar dhe çfarë ka bërë. Dëgjojeni dhe shikojeni një çikë fushatën e PD. A ka një grimcë dhënie llogarie nga ana e pushtetit? Përsëri lumë premtimesh, përsëri fjalë – fjalë dhe asnjë gjë konkrete, kur duhet të jepet llogari, kjo është demokracia.
Premtove që do të bësh të vendin të pastër nga korrupsioni. Urdhëro, ku je me korrupsionin. Që nga maja e piramidës deri poshtë. Premtove që të gjitha ato familje që mbahen me ndihmë ekonomike duhet të mbahen me 2 dollarë në ditë me ndihmë ekonomike. Që s’është nga më të mirat me vendet e tjera, por shkon aty afër. Realisht nuk jepet as 30 cent, më pak se 1/3. U premtua se do të ulen krimet. Por, sipas agjencive të huaja që merren me studime rezulton se ne kemi 4 vrasje për 100 mijë banorë. Është shifra më e lartë në rajon dhe Europë. Pra as kjo nuk është bërë. Gjithashtu u premtua dhe çfarë nuk u premtua në drejtim të fshatit. Asgjë nuk është bërë. Bilanci i qeverisë dhe i palës që kërkon një mandat të tretë është negativ. Ato pak gjëra që janë bërë janë bërë me taksat e popullit. Prandaj nuk mund të mburresh që ke shtruar rrugë. Sepse po të ishte kështu ne do të ecnim vetëm në rrugë të asfaltuara. Asnjë rrugë nuk është që të çojë normalisht në destinacion. Pra, edhe ky është një shembull tjetër që është një pushtet për kërkon t’i hedhë hi syve popullit. Jam i sigurt që kësaj here nuk do t’i hedhë më hi syve dhe populli do t’i përgjigjet popullit të tij.
Faktor tjetër pozitiv, ne jemi më të organizuar dhe kemi bërë një program shumë të mirë. Është me të vërtetë një program që ka miratimin e popullit dhe të elektoratit. Gjërat janë thënë ahpur, janë thënë troç, premtimet nuk janë në erë, janë të bazuara dhe tregohet metoda se si do të realizohen.
Faktor tjetër favorizues janë kandidatët që janë përzgjedhur. Sigurisht që mund të ketë edhe vërejtje, edhe qejfmbetje, ndonjë anëtar i Kryesisë së PS, madje mori kurajën që të kandidojë si i pavarur. Përmes dialogut dhe ballafaqimit duhet të përzgjidhen kandidatët që premtojnë fitoren në këto zgjedhje dhe mbi të gjitha të përzgjidhen për atë rol që do të kenë në qeverisjen e vendit, jo thjesht për një karrige. Në këtë kuptim, mendoj që përzgjedhja e kandidaturave është faktor favorizues për zgjedhjet e ardhshme. Këtë faktor do ta konkretizoj duke iu referuar kandidatit tuaj, Alfredit.
Alfredi është biri i qytetit tuaj, i lidhur me qytetin tuaj dhe madje e kam ndjekur këtë periudhë, – aq sa kam mundur përmes mediave – , ai ka qenë vazhdimisht në gjirin tuaj dhe ai premton që ta çojë deri në fund fushatën dhe të qëndrojë në gjirin tuaj edhe në të ardhmen. Kur më ftoi Alfredi për të ardhur këtu tek ju, unë s’u lëkunda fare, e pranova me dëshirën më të madhe sepse kam pasur rastin që Alfredin ta njoh në vite. Ta njoh si një ndër gazetarët më të mirë që ka filluar punën tek gazeta Koha Jonë dhe ka punuar si gazetar në shtyp dhe televizion, në rolin e tij më kryesor. Ka rrezatuar inteligjencë, ka rrezatuar kulturë, ka rrezatuar ndershmëri dhe përkushtim. Prandaj e meriton plotësisht mbështetjen tuaj.
Nuk do të lë pa përmendur dhe një faktor tjetër pozitiv që është largpamësia e PS për të krijuar një koalicion të madh që i përshtatet ligjit zgjedhor. PS arriti të krijojë një koalicion me 37 parti, që është një garanci për fitoren. Në këtë kuadër u hodh hapi për të bashkuar e majta, që zakonisht vepron e çarë dhe përçarë edhe në Evropë, por kur vjen puna për zgjedhjet, duhet të gjejë nervin e duhur për t’u bashkuar. Kësaj here PS e gjeti këtë dhe e majta është e bashkuar. Ky është një faktor favorizues i fitores sonë.
Por ka edhe faktorë negativ që nuk janë të favorshëm. Unë do të përmend ndonjë prej tyre. Në radhë të aprë ne kemi një lloj shkujdesje dhe themi që fitoren e kemi të sigurt, nuk ka kush fiton kësaj here, ata janë të demaskuar, janë të kritikueshëm për çdo gjë, populli nuk do t’i mbështesë, kanë humbur mbështetjen etj., prandaj fitoren e kemi të sigurt dhe na kap ndonjëherë euforia. Euforia është si ai ndryshku që gërryen hekurin, që në këtë rast konkret, gërryen fitoren. Të mos lejojmë euforinë që të na gërryej fitoren.
Duhet të kemi parasysh që atë që kemi përballë ka një eksperiencë të madhe për zgjedhjet dhe sidomos për manipulimin e zgjedhjeve. Shikoni si i organizojnë mitingjet. Me detyrime. Po s’erdhe këtu do të heqim nga puna. Po s’erdhe këtu do të kesh këtë pasojë. Deri tek premtime që u thonë se do t’ju japim tezën e provimit nëse bëni deklarata që do të jepni votën. E çfarë demokracie është kjo? A e meriton një forcë politike që të vijë përsëri në pushtet. Kurrsesi jo. Pra, edhe ajo që është negative ne duhet të dimë ta kthejmë të favorshme. Nga ana tjetër, ka ndonjëherë një lloj indiferentizmi në radhët tona. Ka vota PS, po s’vajta unë do ta marri. Edhe kjo është negative, edhe kjo është e disfavorshme. E rëndësishme në këto zgjedhje është çdo vote. Prandaj, do të thosha që një nga faktorët që duket negativ që mund ta kthejmë në pozitiv është pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhje. Pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhje është faktori që ne të fitojmë. Unë besoj se pjesëmarrja në Peqin, Elbasan dhe Shqipëri do të jetë më e madhe se çdo herë tjetër.
Një autor i njohur thotë: Një herë në katër vjet populli ka rastin të festojë lirinë e vet. Liria e vet është vota. Përgjegjshmëria që tregon populli me votën e tij, tregohet i përgjegjshëm. Duhet ta dini që ajo votë e vogël, ajo copë e letrës që hidhet në kuti, jep ose merr pushtetin. Ka të bëjë me pushtetin tënd, me pushtetin e popullit. Prandaj përgjegjshmëria e çdo votuesi duhet të jetë në shkallën më të lartë.
Sigurisht mund të flasim edhe plot gjëra të tjera. Në fund duke ju përshëndetur dhe duke shprehur gëzimin tim që jam sot midis jush dhe ta ndjek fushatën tuaj hap pas hapi përmes Alfredit, jam i sigurt që ju do të merrni pjesë në votime dhe votat do t’i jepni për Alfredin. Rroftë populli i Peqinit! Rroftë populli shqiptar! Fitore më 23 qershor! Qofshit të nderuar!

Fitore Alfred Peza
rotacioni do ndodhe ne gjith shqiperine dhe sidomos ne peqin me alfred pezen qe e ka fitoren e sigurte
alfred peza po punon qysh tani per njerezit e peqinit
Alfred Peza Krenaria e gjith Partise socialiste te prsh nga Zvicra
alfred peza ka te gjithe mbeshtetjen e peqinit
bravo alfred peza, po ben 1 fushate qe nuk esht pare me pare ne shqiperi
O Dita, ky trapi ngeli duke shkrujt reagime per veten. T gjitha do t’ja botoni?
kush esht ai trapi o krutani?
trapi eshte ai qe shkruan reagime pa kuptim. Shkruaj nje dhe ik vlla, ler te tjeret te flasin per ty, jo ti per veten. C’jan kto budallalliqe q beni ju neper forume online, kujtoni se i ha njeri keto?
o krutan ke inot foli hakun ja vlen ta nxjerresh ne gazet nje njeri si alfred peza sepse ben gjithmon lajm po ju qent e Pd-se ste leni rehat
rotacioni do te ndodhe se ska nga te shkoj me, nk mban me uje pilafi o sali berisha
kto demokratet pse nk e kuptojn se me fitoren tone do rilindin dhe ato
E vleresojme punen qe keni bere si nje njeri i afte, korrekt dhe model i gazetarise shqiptare. Ne ju njohim nepermjet ketij profesioni, qe e mbajtet me nder e faqebardhe. Ju urojme nga zemra te arrini nje fitore te shkelqyer per tju perkushtuar dhe qendruar prane popullit te Peqinit. Fitore dhe suksese per te miren e Shqiperise.
shqiptare.Ne ju njohim nepermjet ketij profesioni qe e mbajtet me nder e faqebardhe. Ju urojme nga zemra te arrini nje fitore te shkelqyer per tju perkushtuar dhe qendruar prane popullit te Peqinit.
KRUTAN TI KE INAT QE NGA NJEREZ TE THJESHTE DALIN VEPRA TE MEDHA …ALFRED PEZA E KA FITOREN E SIGURTE …PERSONAT E RENDESISHEM KOMENTOHET ……………………….KARRAMELJA MBAHET NE GOJE…………..
Po kur Helmut Kohl fitoji 4 here nuk kishte demokraci ne Gjermani?
Mos duhet te dorzohet pushteti humbesit per hir te Rrotes apo rrotacionit.
Gjykim djallzor komunist i profesorit M-L
po pse ne amerike qe ka pasur deputete qe kane bere edhe 3 mandate, apo ne gjermani kur kohl beri 4 mandate, do te thote qe nuk ka pasur demokraci???? dhe te mos harrojme se po flasim per 2 superfuqi si shba dhe Gjermania dhe jo per vende te tjera. por eshte gabimi juaj qe llogjikoni ne kete menyre. dhe per me teper ju qe keni vite ne politike Servet dhe e njihni me nga afer sec mund ta njohim ne populli. por dicka eshte e sigurt. nuk mund te kamufloheni me kete gje se eshte turp ne radhe te pare per ju dhe pastaj per ne qe shikojme komentet tuaja per situatat politike.
Ne ferr bajrakataret. Peqini nevoje per qytarari.