Mbledhja është shoqëruar me debate, pasi kryetari i këtij komisioni Fatos Beja i surprizoi të gjithë, duke rikthyer për rishikim rezolutën çame të vitit 2004, që sipas tij është miratuar në Parlament me votat e PD-së, por që nuk është regjistruar në fletoren zyrtare. Nga ana e tij ish-kryetari i Kuvendit në atë kohë, Servet Pëllumbi deklaron se rezoluta nuk është miratuar, pasi në të kundërt do ishte pasqyruar në fletoren zyrtare. Kreu i PDIU-së Idrizi është shprehur i befasuar kur është njohur me propozimin e rezolutës së vitit 2004. Sipas tij duhet hetuar për këtë rast, pasi situata është e paprecedentë. “Ne dimë që kjo rezolutë është rrëzuar në atë vit. Po të ishte miratuar do dilte në fletoren zyrtare”, tha ai. Më tej, kryetari Beja ka deklaruar se nuk duhet bërë një rivotim për pr/rezolutën por një rregullim në procesverbal. Duke iu referuar tabelës së votimit, Beja tha se rezoluta ka marrë 53 vota pro, 4 kundër dhe 44 abstenim dhe në këto kushte parlamenti nuk mund të miratojë një rezolute të re. “Një gjë e tillë është votuar një herë, nuk votohet për së dyti”.Ndërsa Dashamir Tahiri i PDIU-së ka fajësuar më pas kreun e Parlamentit të asaj kohe Servet Pëllumbin. “Pëllumbi duhet t’i paraqitet drejtësisë ka falsifikuar dokumente”, tha ai.
Pëllumbi: Jam i hapur për çdo hetim
Ish kreu i Kuvendit Servet Pëllumbi, në një reagim për gazetën ‘DITA ’ tha dje se nuk e mundon asnjë shqetësim dhe se e gjithë zhurma që po bëhet lidhur me rezolutën për Çamërinë. Nuk kam asnjë brengë në ndërgjegje lidhur me këtë problem, tha Pëllumbi. Fakt është se në atë seancë nuk u plotësua kuorumi i nevojshëm i deputetëve, dhe e di shumë mirë se votuan pro vetëm 53 deputetë nga të paktën 55 që duheshin, sqaroi ish kryetari i Kuvendit. “Jam i hapur për çdo hetim lidhur me këtë çështje. Nëse do të ishte miratuar rezoluta atëherë ajo do të ishte botuar në fletoren zyrtare. Miratimi ose jo i rezolutës mund të vërtetohet në arkivat e Kuvendit. Nuk kam asnjë brengë në ndërgjegje”- tha Pëllumbi. Në shqyrtim është marrë sot edhe pr/rezoluta e propozuar nga Partia Socialiste, e cila sipas Idrizit duhet të unifikohet me propozimin e tyre, pasi është pozitiv. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka deklaruar se është e nevojshme një, ‘pr/resolute konsensuale dhe e përbashkët”. Por në kushtet kur ekziston një votim i parlamentit për këtë çështje, komisioni vendosi të verifikojë botimin dhe më pas të mblidhet për të gjetur një zgjidhje, ku pritet të marrë një vendim edhe për rezolutën e propozuar nga PS.
Shkrimin e plotë e gjeni sot ne gazetën “DITA”
Cdo gje eshte e qarte.Sa me shume tyme nga PD aq me mire tani ne prag te zgjedhjeve elektorale.Deshtimet e politikes ne keto 8 vjete te koalicjonit ku bene pjese dhe Idrizi kerkohet ti faturohen PS .Une i njohe mire camet dhe nuk besoje te bien kaq poshte qe ti marrin te qena deklaratat e PD per ceshtjen Came .Nuk e zgjidh Berisha ceshtjen Came se eshte i implikuar ne aferre korruptive me kreret greke.Mire do beje dhe Idrizi te distancohet e te mos kenaqen me kockat e kalbura te Saliut.