Koreja e Jugut tha të mërkurën se ka kryer testimin e saj të parë të një rakete të përparuar ajrore, e cila siç thuhet do të forcojë aftësinë parandaluese ndaj Koresë së Veriut në rast të një krize serioze ushtarake.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa “Taurus” u hodh nga një avion luftarak F-15 që udhëtoi nëpër pengesa në lartësi të ulëta para se të godiste një objektiv jashtë bregut perëndimor të vendit.
Raketa, e prodhuar nga “Taurus Systems” në Gjermani, ka një distancë maksimale prej 500 kilometrash dhe është e pajisur me karakteristika që do të lejojnë që ajo të shmangën zbulimin nga radarët përpara se të godasë objektivat e Koresë së Veriut.
Koreja e Jugut ka përshpejtuar përpjekjet për të rritur aftësitë e saj ushtarake në një kohë kur Koreja e Veriut ka kryer teste të armëve bërthamore, ku më i fuqishmi ishte ai i 3 shtatorit.

Raketa e testuar
Menjëherë pas kësaj, Seuli njoftoi se arriti një marrëveshje me Uashingtonin për të hequr kufijtë e peshës së raketave balistike, të cilat sipas një udhëzimi dypalësh mund të ndërtohen për një distancë maksimale prej 800 kilometrash.

“lejojnë që ajo të shmangën zbulimin nga radarët përpara se të godasë objektivat e Koresë së Veriut.”
bravo gjermont paskan prodhuar një rraketë që godet vetëm objektivat e koresë së veriut!!
duhet të jetë specifike!!
pra hidhe ku të duash dhe ajo shkon në okrenë e veriut!!
he tyça,që e vetmia gjë që duhet tu funksionojë e keni çuar në PS!!